15.5 C
Prizren
E hënë, 1 Qershor, 2020

E konfirmon menaxheri i Muriqit: Jemi në bisedime, Vedati synon të luajë në Itali

Sulmuesi i Fenerbahces, Vedat Muriqi, e ka për qëllim kryesor të luajë në Serie A dhe është në bisedime me disa klube për një kalim të mundshëm në futbollin italian, ka konfirmuar menaxheri i kosovarit, Haluk Canatar. Klubet që Muriqi mund t’iu bashkohet këtë verë janë Lazio dhe Napoli.

Duke folur për mediat italiane, Canatar zbuloi se është në bisedime me disa klube për shërbimet e sulmuesit të Kombëtares së Kosovës, raporton Gazeta Express.

Muriqi ra në syrin e shumë klubeve evropiane, veçanërisht atyre italiane, në dy vjetët e fundit, pas paraqitjeve të shkëlqyer me ekipin kombëtar dardan dhe Fenerbahcen në Superligën turke këtë sezon.

25-vjeçari nga Prizreni i ka shënuar 20 gola dhe 8 asiste në 30 paraqitje për Fenerbahcen në të gjitha garat vetëm këtë sezon. Kjo ka bërë që jo vetëm Lazio dhe Napoli të shprehin interesim për të, por edhe Eintracht Frankfurt, Tottenham, Leicester City dhe Manchester United.

Feneri është në vështirësi financiare dhe do ta shesë kosovarin sipas të gjitha gjasave.

Klubi i tij i ardhshëm sipas të gjitha gjasave do të jetë Lazio, drejtor sportiv i të cilit është ish-sulmuesi i vet dhe i Shqipërisë, Igli Tare.

I pyetur për interesimin e shfaqur nga Lazio dhe Napoli për Muriqin, Canatar tha për mediat italiane: “Ka bisedime. Do ta shohim se çfarë do të ndodhë. Unë mund vetëm të them se synimi i Vedatit është të luajë në Itali”.

“Muriqi është futbollist për të cilin kanë shprehur interesim shumë klube; në javët e fundit shumë prej tyre kanë pyetur për të. Lazio është interesuar. Por nuk dua të flas shumë për interesimin e saj, duke e parë sesi funksionin tregu i transferimeve”, shtoi ai.

“Muriqi ende nuk ka vendosur se në cilin klub dëshiron të luajë. Por ajo që dihet sigurt është se ai dëshiron të luajë në Serie A, Premierligë apo Bundesligë”, zbuloi ai.

- Advertisement -

Më Shumë

Besa Kuqi, drejtoreshë e re e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë

Me vendim të kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, nga sot në postin e drejtoreshës së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale është emëruar Besa...

Vetëm edhe një rast aktiv me COVID-19 në Malishevë

Sot është shëruar edhe një person nga Komuna e Malishevës, i cili ishte i prekur me COVID-19, duke e quar numrin e të shëruarve...

Futbollisti shqiptar ndërron jetë në moshën 18-vjeçare

Një lajm shumë i keq, për futbollin shqiptar dhe jo vetëm, ka ardhur së fundmi, teksa ish-lojtari i të rinjve të Skënderbeut, Dorian Tahirllari,...

Shqipëria firmos kontratën për helikopterët “Black Hawk”

Mministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim nënshkruan kontratën e pranimit për...

Mullirit të Hoxhajve në Rahovec i cenohet autenticiteti në emër të restaurimit

Nuk mbrohet si monument, por besohet të jetë nja 300 vjet i vjetër. Ngrehina njëkatëshe me gurë tradicionalë, e njohur për rahovecasit si Mulliri...

Kryeministri në ardhje këndon këngën “N’Rahovec e kemi konakun….”

Profesori i Ekonomisë, Avdullah Hoti, pritet të bëhen javën e ardhshme Shef i Qeverisë. Ai do të jetë kryeministri i nëntë i Republikës. Në...

Zyrtare: Serie A rifillon me 20 qershor

Serie A do të rifillojë dhe tashmë ka një datë. Në Itali gjithçka nis me Kupën, teksa me 13 do të luhen gjysmëfinalet, Milan-Juventus...

Numri i viktimave nga coronavirusi në SHBA i afrohet shifrës 100 mijë

Në shkallë globale numërohen mbi 5.3 milionë raste me coronavirus dhe më shumë e 335 mijë të vdekur dhe Shtetet e Bashkuara kanë numrin...

Agim Hoxha nga Randobrava e Prizrenit është personi që humbi betejën me COVID-19

Mësuesi Agim Hoxha nga Randobrava e Prizrenit, humbi sot jetën nga COVID-19. Hoxha ka qenë aktivist i LDK-së. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i...

Panairi më i madh në botë i librit zhvillohet në tetor

Panairi i Librit në Frankfurt, panairi më i madh në botë për libra, do të zhvillohet në tetor pavarësisht pandemisë së Koronavirusit, vendosi sot...

Rivitalizmi i rrugës “Marin Barleti” në Prizren mbetet pa afat

Një plan për kthimin e vlerave të qytetit historik të Prizrenit, vitin e kaluar, bëri bashkë shoqërinë civile dhe institucionet vendase e ndërkombëtare dhe...

Banka Botërore: Deri në 150 mijë njerëz në Kosovë mund të bien në varfëri si pasojë e koronavirusit

Një studim i Bankës Botërore konstaton se pandemia COVID-19 do të rrisë nivelin e varfërisë dhe të papunësisë në Ballkanin Perëndimor. Në Ballkanin Perëndimor sipas...

IKShPK apelon për kujdes ndaj rriqrave – japin rekomandime

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë pos pandemisë Covid-19 po përcjell me vëmendje edhe situatën epidemiologjike në komunat endemike me ethe hemorragjike Krime-Kongo. Sipas...

E famshmja e Champions, Kinsey Wolanski s’i lë prapësitë

Kinsley Wolanski e ka konfirmuar se bën pjesë te gocat e mbrapshta. E gjithë bota u njoh me të kur hyri gjysmë e zhveshur...

Jashari kërkon dëmshpërblim për qytetarët që u dënuan gjatë pandemisë

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, vlerëson se duhet të pezullohen dënimet e qytetarëve të cilët janë ndëshkuar gjatë periudhës së shtrëngimit të masave për...

Erdhi dita të shihni Victoria Beckham duke qeshur, David i lë komentin epik

Ajo që shpesh është vënë re në daljet publike të Victoria Beckham, është fakti se tregohet gjithmonë e rezervuar kur vjen puna tek buzëqeshja....

Lajmet e Fundit

“Koronavirusi mund të ketë qenë në Evropë që në nëntor”

“Koronavirusi mund të ketë mbërritur në Evropë në fillim të nëntorit të vitit të kaluar”. Ky eshte zbulimi i bere nga shkencëtarët francezë, saktesisht...

Zyrtarët e Inteligjencës së SHBA: Rusia po nxit përplasjet raciale

Protesta të dhunshme kanë shpërthyer në 30 qytetet të SHBA-ve pas vrasjes së një personi me ngjyrë George Floyd të paarmatosur nga një polic...

Këto lagje të Prizrenit sot do të mbesin gjashtë orë pa ujë të pijes

Kompania e Ujësjellësit në Komunën e Prizrenit “Hidroregjioni Jugor“ ka njoftuar se sot në gjashtë lagje të Prizrenit do të iu ndërpritet furnizimi me...

Nis faza e tretë e lehtësimeve, Kryetari i Prizrenit thotë se tani varet nga disiplina individuale

Nga sot Kosova ka hyrë në fazën e tretë të lehtësimit të masave kundër pandemisë COVID-19. Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka thënë se për...

Kolona të gjata në Morin, vëllezërit shqiptar ia mësyjnë Kosovës (Video)

Qindra qytetar nga Shqipëria me automjetet e tyre i janë drejtuar Kosovës duke shfrytezuar hapjen e kufinjeve pas një periudhe izolimi thuajse tre mujore....