15 C
Prizren
E hënë, 28 Shtator, 2020

‘Erë lufte’: Anije luftarake turke në ujërat greke, Athina njofton NATO

Përshkallëzimi i tensionit greko-turk hyn në një faze të re pasi pasditen e së hënës anija sizmografike turke Oruc Reis ka hyrë në skajin lindor të raftit kontinental grek duke ardhur nga rafti kontinental Qipriot.

Sipas mediave greke ajo shoqërohet me katër anije luftarake turke. Përballë saj kanë shkuar menjëherë tre luftanije greke, ndërsa një pjesë tjetër e Flotës detare të Greqisë është përhapur në këtë rajon detar.

Vihet re se transmetuesi i anijes sizmografike turke vazhdon të jetë i mbyllur që 24 ore me pare, siç është regjistruar në sistemin e zbulimit “marinetraffic”.

Theksohet se vërtetë që anija turke Oruc Reis ka hedhur në det kabllot përkatese të kërkimeve, por ky kerkim në këto kushte kur ajo ështeë e rrethuar me disa anije luftarake nuk mund të kryhet për shkak të zhurmes. Gjithashtu burime nga ministria e Mbrojtjes së Greqisë bëjnë me dije se anijet  e Flotes Detare greke që ndjekin nga afer këtë zhvillim u bëjnë thirrje çdo 15 minuta anijeve turke duke u kërkuar të largohen, duke u shpjeguar se ndodhen ne territorin grek.

Zhvillimit të fundit i ka paraprire e ashtuquajtura lufta e Navtex-eve pasi menjëhere sapo  Athina ka bllokuar një zonë detare brenda raftit të saj kontinental, Ankaraja është përgjigjur me të njëjtën mënyrë në të njëjten zonë duke sjellë tensionin mes tyre në nivelin më të lartë përsëri brënda disa javëve.

Ministria e Jashtme greke ka reaguar menjëherë me një deklaratë të ashpër duke theksuar se Greqia nuk do të pranojë asnjë shantazh, do të  mbrojë të drejtat e saj  sovrane dhe i bën thirrje Turqisë t’u japë fund menjëherë veprimeve t e saj të paligjshme që dëmtojnë paqen dhe sigurinë në rajon.

Gjithashtu ministri i Jashtem Dhendias ka urdhëruar ambasaden greke në Ankara të dorëzojë një notë proteste në ministrine e Jashtme Turke, ndërsa  ka zhvilluar bisedime me homologët e tij të Gjermanisë, Qipros e Bahreinit, të cilëve u ka shpjeguar pikat kryesore të marrëveshjes që Greqia ka nënshkruar me Egjiptin për zonat e tyre eksluzive detare, duke sjellë në plan të parë edhe provokimet turke.

Nga ana e tij edhe kryeministri Mitsotakis ka komunikuar në mëngjesin e së hënës me presdientin e Këshillit Europian Charles Mishel duke e informuar atë për marrëveshjen në fjalë si dhe për zhvillimet në Mesdheun Lindor ,ndërsa se fundmi ka njoftuar edhe Sekretarin e Përgjithshme të NATO-s Stoltemberg duke i thënë atij se politika e qëndrimeve te ekuilibruara me Turqinë nga ana e Aleances nuk po jep asnjë frut. Pak më pare SHBA me anë të një deklarate janë shprehur të shqetësuara për veprimet e Ankarasë duke ju bërë thirrje autoriteteve  turke të ndalojnë çdo operacion kerkimor për hidrokarbure në zonat mbi të cilat Greqia dhe Qipro pretendojnë juridiksionin në Mesdheun Lindor duke theksuar se veprime të tilla janë provokuese dhe rritin tensionet në rajon./Top Channel

- Advertisement -

Më Shumë

Kur duhet ta vendosni maskën dhe kur kjo nuk është e nevojshme?

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar udhëzuesin për përdorimin e maskave për mbrotje nga COVID-19. Në këtë udhëzues tregohet se kur qytetarët duhet që t’i...

Restaurohet një hambar i vjetër në Senik të Malishevës

Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Prizren ka përfunduar punimet për restaurimin e hambarit të familjes Jonuzaj në fshatin Senik të Komunës së Malishevës. Ndërtimi i...

Shërohen 4 persona në Malishevë dhe regjistrohet një rast i ri me Covid-19

Sot janë shëruar katër persona nga Komuna e Malishevës, të cilët kanë qenë të prekur me covid-19, ndërsa është regjistruar edhe një rast i...

“Mos luaj me zjarrin”/ Pas Greqisë, Erdogan kapet me një tjetër shtet

Përplasjet në Mesdheun Lindor nuk janë fashitur ende, por Turqia duket e gatshme të hapë një tjetër front konflikti: ministria kombëtare turke paralajmëroi Armeninë...

Zafir Berisha e sheh të mirën nga emërimi i tij, thotë se është bërë reklamë e mirë për sigurinë kibernetike

Koordinatori Nacional për Siguri Kibernetike, Zafir Berisha, ka thënë në emisionin dPt te Fidani në T7 se emërimi i tij në pozitën e re...

Largimi nga Real Madrid, Casillas rikthehet pas në kohë dhe tregon arsyet

Portieri legjendar spanjoll, Iker Casillas, është rikthyer pas në kohë dhe ka folur për largimin e tij nga Real Madrid, të cilin e cilësoi...

Prizreni me 3 raste të reja me coronavirus

Nga publikimi i të dhënave në 24 orët e fundit mbi situatën më COVID-19 nga IKSHPK bëhet e ditur se në Komunën e Prizrenit...

Drama vazhdon: Sot dhe nesër mund të ketë arrestime të reja

Arrestimi i djeshëm i Salih Mustafës në ditët në vijim mund të shoqërohet edhe me arrestime të tjera. Pas një dekade hetimesh intensive dje Prokuroria...

Si përhapet koronavirusi përmes ajrit: Pesë lexime thelbësore

Nga Stacy Morford Shkencëtarët kanë paralajmëruar prej muajsh, se koronavirusi mund të përhapet nga aerosolet – spërklat e vogla të frymëmarrjes që përhapin njerëzit kur...

Asnjë i infektuar me COVID-19 në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 525 mostra të...

Thiago Silva: Dua të fitoj gjithçka, me Chelsea luftojmë për titull

Mbrojtësi i ri i Chelsea, Thiago Silva, ka fituar një numër të madh trofesh gjatë karrierës së tij të pasur, por kjo gjë nuk...

Fjolla Morina nesër në gjykatë

Dalin detaje të reja nga çështja e arrestimit të këngëtares Fjolla Morina, në pikën e kalimit kufitar në Kukës, ku policia i sekuestroi një...

Komuna e Prizrenit vazhdon ta injorojë Bekim Fehmiun

Shkruan: Fahri Musliu Po vërtetohet për të satën herë, që nga shuarja (15.06.2010), se pushtetarët e Komunës së Prizrenit (ish PDK dhe tash LVV) po...

Flasin nga Spitali i Prizrenit: 32-vjeçari u soll pa shenja jete

Besnik Shala, 32-vjeçar, u qëllua sonte për vdekje nga Policia e Kosovës, gjatë aksionit për arrestimin e tij në “Lagjen e Trimave” në Prizren,...

Një rrëfim i veçantë për jetën dhe veprimtarinë e kolosit Jusuf Gërvalla

“Një ditë kemi me u dhanë fund të gjitha këtyre”, kështu përfundon poezia “Jeta” e poetit Jusuf Gërvalla, e njëmend jetës së tij i...

Kapet me dy qese marihuanë, arrestohet një person në Prizren

Është arrestuar një person në Prizren pasi që në qantën e tij janë hasur dy qese të vogla plastike 1.2 gr të mbushura me...

Lajmet e Fundit

Rrëfimi i Mike Tyson për jetën në burg: Lash një punonjëse shtatzënë, të gjithë më jepnin çfarë dëshiroja

Mike Tyson ka rrëfyer se e kishte lënë shtatzënë një punonjëse burgu, derisa po e vuante dënimin për përdhunim. Legjenda e boksit ishte burgosur në...

Infektohen me COVID-19 tre mësimdhënës në Suharekë, Muharremaj: Jam pro vazhdimit të mësimit

Gjatë 24 orëve të fundit në mesin e 47 rasteve pozitive me COVID-19 janë edhe tre mësimdhënës nga komuna e Suharekës. Këtë e bëri të...

Gashi kërkon riaktivizimin e pushimores së Nashecit (VIDEO)

Një pushimore dikur ishte shumë e frekuentuar në fshatin Nashec të Prizrenit, por që nga paslufta e deri tani nuk është funksionale. Për banorët e...

Parandalohet futja e drogës në Burgun e Prizrenit

Një bastisje brenda dhomave të Qendrës së Paraburgimit në Prizren është ndërmarrë mëngjesin e sotëm. Kjo pasi që oficerët korrektues kishin vërejtur disa lëvizje të...

Si përhapet koronavirusi përmes ajrit: Pesë lexime thelbësore

Nga Stacy Morford Shkencëtarët kanë paralajmëruar prej muajsh, se koronavirusi mund të përhapet nga aerosolet – spërklat e vogla të frymëmarrjes që përhapin njerëzit kur...