30.9 C
Prizren
E hënë, 3 Gusht, 2020

“Është koha e maskarenjve”! Vargjet perlë të Ali Asllanit

Hakërrim
Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë,
nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë!
Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ças,
Për çakallin, nat’ e errët, është ras’ e deli ras’!

Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!
Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!

Ai rron për zotrinë tuaj, pun’ e tija, djers’ e ballit,
ësht’ kafshit për gojën tuaj. Rroftë goja e çakallit!
Shyqyr zotit, s’ka më mirë, lumturi dhe bukuri,
dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz’ edhe turi!

Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;
hani, pini e rrëmbeni, ësht’ bot e maskarenjve;
Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole,
ekselenca dhe shkëlqesa, tuti quanti come vuole!

Nënshkrim i zotris suaj nëpër banka vlen milion,
ju shkëlqen në kraharuar dekorata “Grand Cordon”!
Dhe kërkoni me ballhapur (!) komb i varfër t’ju thërres’
gjith me emrin tingëllonjës: Ekselenca e Shkëlqes’
dhe të quheni përhera luftëtar’ e patriot’,
në ka zot dhe do duroj’, posht ky zot, ky palo zot!

Grand Kordon i zotris’sate, që në gji të kan’ vendosur,
ësht’ pështyma e gjakosur e atdheut të veremosur;
dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’,
ësht’ trikëmbshi që përdita varet kombi në litar!
Dhe zotrote kullurdise, diç, u bëre e pandeh,
kundër burrit të vërtetë zë e vjell e zë e leh!

E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde,
mbasi dora e armikut ty me shok’ të heq për hunde.
Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh,
të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal’ në vesh!

Koha dridhet e përdridhet, do vij’ dita që do zgjidhet
dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet!
Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë
nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul’ e zezë në ballë!

Mirpo ju që s’keni pasur as nevoj’ as gjë të keqe,
më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: “Peqe!”
Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët,
sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët!
As ju hahet, as ju pihet, vetëm titulli ju kihet…
Teksa fshat’ i varfër digjet… kryekurva nis e krihet!

Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira,
ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar’ në errësira!
Ç’na pa syri, ç’na pa syri!… Hunda juaj ku nuk hyri:
te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri!

Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’
Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vendi
që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dendi!

Nëse kombi vete mbarë, nesër ju veproni ndryshe,
dylli bëhet si të duash, kukuvajk’ dhe dallëndyshe…
kukuvajka gjith, me lajka, nesër silleni bujar,
nënë dorë e nënë maska, shkoni jepni një kapar!

Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera
kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera…
Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,
koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve!

Edhe ju të robëruar, rob në dor’ të metelikut,
fshini sofrat e kujtdoj’, puthni këmbën e armikut!
Që ta kesh armikun mik e pandehni mençuri,
mjafton bërja pasanik, pasanik dhe “bej” i ri,
dhe u bëtë pasanik, me pallate, me vetura,
kurse burrat më fisnikë, japin shpirtin në tortura!

Vendi qenka sofr’ e qorrit, vlen për goj’ e për lëfytë,
bëni sikur veni vetull’, shoku-shokut kreni sytë…
Dhe për një kërkoni pesë, po më mir’ njëzet e pesë.
Le të rrojë batakçiu dhe i miri le të vdesë!

Po një dit’ që nis e vrëret do mbaroj’ me bubullimë,
ky i sotmi zër’ i errët, bëhet vetëtimë
dhe i bije rrufeja pasuris’ dhe, kësi lloj,
nuk ju mbetet gjë në dorë, vetëm një kafshit’ për goj’!

A e dini që fitimi brenda katër vjet mizor’
nuk ësht’ yti, nuk ësht’ imi, është i kombit arbror,
ësht’ i syrit në lot mëkuar, ësht’ i vendit djegur, pjekur,
Ju do thoni si të doni… po e drejta dërmon hekur!

- Advertisement -

Më Shumë

Arsimtari që kultivon erëza në tregun e Prizrenit

Përdorimi i shumtë i erëzave për ushqime këto kohë ka bërë që Nexhmedin Elshani nga fshati Medvec i Komunës së Prizrenit t’i kultivojë ato....

ZYRTARE: Lallana ndryshon skuadër por mbetet në Premierligë

Adam Lallana zyrtarisht i është bashkuar skuadrës së Brighton. Pas përfundimit të aventurës te Liverpool, mesfushori anglez, ashtu siç është raportuar, karrierën do ta vazhdojë...

Punëtoria në Prizren përfshihet nga zjarri

Një punëtori në Prizren është përfshirë nga zjarri në rrethana të panjohura, raporton PrizrenPress. Sipas raportit 24 orësh të policisë, të mërkurën rreth orës 05:30,...

Contes po i luhatet vendi i punës te Interi, dy emra të mëdhenj në listë për stolin e zikaltërve

Antonio Conte mund të largohet nga Interi vetëm pas një viti qëndrim në stolin e zikaltërve. E gjitha kjo pas deklaratave të tij të fundit...

PDK: Emërimi i një farmacisti në krye të Inspektorateve në Prizren nga VV-ja, degradim i institucioneve

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren ka shfaqur shqetësime për emërimin e një farmacisti në postin e drejtorit të Inspektorateve në Prizren. Në...

Hoti: Kemi hyrë në valën e dytë të pandemisë COVID-19, të aktivizohet Plani i reagimit kombëtar

Kryeministri, Avdullah Hoti në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se kemi hyrë në valën e dytë të pandemisë COVID-19. Sipas Hotit, ndonëse kemi parashikuar që...

Ujëvara e Sotirës një kryevepër natyrore

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit i Shqipërisë, Blendi Klosi solli së fundi pamje fantastike të Ujëvarës së Sotirës dhe bukuritë natyrore që ka parku i...

Kryeministri Hoti sot do të vizitojë Komunën e Dragashit

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, sot viziton Komunën e Dragashit. Gjatë vizitës në Dragash, Kryeministri Hoti do të zhvillojë këto aktivitete: 10:00- Inspektim i punëve në...

Rama apel qytetarëve: Ju lutem mbani maskat

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka nisur ditën me një mesazh sensibilizues për COVID-19. Ai ka apeluar qytetarët që të mbajnë maskat në ambientet...

Avdyli: Nëse nuk reagojmë shpejt pacientët do të na vdesin në korridore të spitaleve e vetura

Deputeti i LDK-së që është edhe anëtar i Komisionit për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës, Haxhi Avdyli thotë se ligji anti-Covid është shumë i...

U martuan të mitur, pas dy vjetësh burri nga Malisheva ia merr vajzën gruas

Një grua ka raportuar në polici se burri i saj, me të cilin u martua para moshës 16 vjeçare, ia ka marrë vajzën e...

PDK-ja në Prizren uron besimtarët për Kurban Bajram

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Dega e PDK-së në Prizren dhe kryetari i saj Shaqir Totaj, uron të gjithë besimtarët e besimit...

Petrit Halilaj tërhiqet nga pjesëmarrja në Bienalen e Beogradit

Artisti i mirënjohur ndërkombëtarisht nga Kosova Petrit Halilaj është tërhequr nga pjesëmarrja në Sallonin e 58-të të Bienales së Beogradit, që do të mbahet...

Vdekje e dyshimtë në Prizren

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur dje në mëngjes në Prizren. Një person atje derisa ka qenë duke drejtuar kamionin është ndaluar dhe ka...

13 të vdekur nga COVID-19 brenda 24 orëve të fundit

Instituti Kombëtar i Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit kanë vdekur 13 persona. Numri i vdekjeve në total ka shkuar në...

Me pi kafe në Gjermani ka rregulla

Abdullah  Thaçi Nuk ki gjasa me hy në lokal brenda pa maskë! Hynë me maskë e merr kafen, kiflen, lemenken ose jupin, e del jasht,...

Lajmet e Fundit

Vendbanimet e personave të infektuar me COVID-19 në Prizren

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar të premten, se në 24 orët e fundit në komunën e Prizrenit kanë rezultuar 18 persona...

Shtatë të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Shtatë vdekje nga koronavirusi janë regjistruar në 24 orët e fundit në vend. Me këto raste, numri i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë ka...

18 raste me COVID-19 në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 454 mostra të marra nga ShSKUK...

Gjermania i dhuron IKSHPK-së 17 mijë maska, 5 mijë e 500 pako doreza dhe 37 mijë litra dezinfektues

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj dhe Ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde morën pjesë sot në ceremoninë e dorëzimit në Institutit...

Reuters sjell pamje nga Meka, si u krye Haxhi në distancë

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reutres ka publikuar pamje nga qyteti i Mekës, ku besimtarët myslimanë shkojnë ta kryejnë Haxhin, që është një nga obligimet...