9.4 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Flet djali i të infektuarës nga Suhareka: Askush s’na ka kontrolluar ende

Në Suharekë sikur edhe është raportuar është identifikuar një grua 53-vjeçare me virusin COVID-19.

Djali i të njëjtës ka folur për TherandaPost. Ai ka thënë askush ende s’i ka kontrolluar.

“Nga data 8 deri 11 mars, nëna ka pasur një kontakt me një persona nga Zvicrra, edhe kështu është bartë virusi prej tij”, ka treguar ai.

Për momentin, e prekura është në Prishtinë dhe po trajtohet atje, teksa familja është e izoluar në Suharekë. Ai ka treguar se prej kur ka nisur të ketë kollë, ethe e temperaturë të lartë, nëna e tij e ka evituar daljen dhe kontaktin me të tjerë.

Edhe pse u bë e ditur se Instituti i Shëndetit Publik ka bërë kontrolle në familje, një gjë e tillë përgënjeshtrohet nga vetë familjari.

“Asnjë kontroll nuk e kanë bërë. Thjeshtë i kanë marrë të dhënat e familjarëve edhe asnjë send më shumë, hiq”, tha djali i të prekures me COVID-19, duke shtuar se edhe në Prishtinë janë të detyruar t’i blejnë barna nënës së tyre me anë të disa kushërinjve.

Ai ka treguar se tani gjendjen shëndetësore e kanë stabile dhe se ka bërë thirrje qw të mos bëhet panik.

Ndryshe IKSHP pak më parë ka njoftuar se tashmë janë identifikuar edhe katër të prekur me Covid-19. Numri i të prekurve ka shkuar në 28.

Më Shumë

Marca: Lotët e një “luftëtari”

Fitorja e Mallorcas kundër Real Madridit nuk do të mbahet mend vetëm për rezultatin, por edhe për mënyrën se si ndodhi, shkruan Marca. Sulmuesi kosovar...

Rahoveci pret Trepçën në “Mizahir Isma”, vendasit kërkojnë fitore jetike

Në kuadër të xhiros së parafundit të Superliga e Kosovës në basketboll, sot zhvillohet përballja ndërmjet Rahovecit 029 dhe Trepçës. Ndeshja do të luhet në...

Delirium

Lajmet e Fundit