11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Haskuka thotë se Komuna që dy vjet është në pritje të një vendimi të Qeverisë

Kryetari i  Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka shkruar se që nga vitit 2018 Komuna  është në pritje që 40 hekratë nga AKP-ja të kalojnë në pronësi të Komunës së Prizrenit.

Kjo zonë e cila gjendet në fshatin Lubizhdë, sipas Haskukës, planifikohet të shpallet Zonë Ekonomike dhe Park Biznesi.

Ajo gjendet në dalje të qytetit të Prizrenit, kurse në total kjo zonë do të ishte një hapësire prej 80 hektarë tokë

Postimi

Që nga viti 2018 jemi në pritje që 40 hektarë nga AKP-ja të kalojnë në pronësi të Komunës së Prizrenit dhe të shpallim Zonën Ekonomike në Lubizhdë si: Park të Biznesit.
Kjo do të ishte zona më e madhe industriale në Kosovë, me 80 hektarë tokë.

Por ja që për më shumë se 2 vite jemi në pritje që prona e caktuar për zonë ekonomike nga AKP-ja, të kalojë në pronë komunale. Më shumë se 2 vite jemi në pritje që MAPL-ja ta vendosë këtë “pikë” në rend dite dhe qeveria ta votojë atë.

Por për më shumë se 2 vite nuk votohet zona për Prizrenin. Më shumë se 2 vite Prizreni mbetet i bllokuar. Pse?!

Nuk e votojnë, ngase nuk ka interesa private. Po të kishte interesa private, me siguri që deri më tani do ta privatizonin me nga “1 Euro” e ta shpallnin “Zonë Private” dhe kjo do të kushtonte vetëm 4000 euro për gjithë atë hapësirë.

Por ja që ne po interesohemi për publikun. Duam që Prizreni të ketë Zonën Ekonomike, zonën e organizuar për industri të lehtë. Jemi të interesuar për prodhime vendore. Por ndoshta po kjo është arsyeja e bllokadës?! Mos të ndalen importet nga Serbia. Apo ndoshta nuk e kanë prioritet publikun, e Prizrenin sidomos!

Ndoshta do të duhej të gjenim “privatizuesin”, i cili me nga “1 euro privatizon 1 ari tokë”!
Ne si Komunë jemi të gatshëm ta paguajmë qeverinë, jo me këtu çmime “tragjikomike” por po aq sa e ka çmimin e merituar të privatizimit, e të marrim 40 hektarë nga AKP-ja për Zonën Ekonomike në Prizren!

Prizreni e meriton këtë!

 

Më Shumë

Kujtimet poetike të Fahri Musliut

Gazetari Fahri Musliu ka publikuar në rrjetin social Facebook disa poezi të cilat i  ka shkruar në  fund të vitit  ’70-të . “Poezitë janë të...

Konfiskohet drogë në vlerë rreth 70 mijë euro në Suharekë, arrstohen katër të dyshuar

Policia e Kosovës njofton se në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe prokurorinë, kanë arrit të realizojnë identifikimin e katër personave të...

Lajmet e Fundit