8.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Veseli viziton bizneset e prekura nga pandemia në Malishevë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar sot bizneset e prekura nga pandemia në Malishevë.

Në takimin e tij që kishte me shumë ndërmarrës në Tërpezë, kryetari Veseli ka shprehur pakënaqësinë e tij të madhe me neglizhencën e Qeverisë ndaj bizneseve gjatë pandemisë.

Kryetari Veseli ka thënë se PDK-ja është aleate e biznesit dhe është për keqardhje trajtimi që dy qeveritë e fundit i kanë bërë atyre gjatë kësaj periudhe.

“Sot jam me këtu me ju për t’u interesuar për gjendjen tuaj dhe për t’u konsultuar lidhur me veprimet që duhen bërë për të riparuar dëmet e pandemisë e për të dalë nga kriza aktuale. E di që jeni të lënë pas dore nga Qeveria dhe me të drejtë jeni të shqetësuar nga arbitrariteti i autoriteteve shtetërore.”, ka thënë kryetari Veseli.

“Dera e Partisë Demokratike të Kosovës do të mbetet gjithmonë e hapur për ju si ndërmarrës sepse ju jeni motori që zhvillon ekonominë e siguron të ardhura për shumicën e familjeve të Kosovës.”, ka shtuar kryetari Veseli.

Pas takimit me ndërmarrës, kryetari Veseli është ndalur edhe te pemishtja me pronar Qamil Hotin dhe pika e grumbullimit të qumështit me pronar Sami Krasniqin, në Carallukë.

Gjatë kësaj vizite, kryetari Veseli ka thënë se sektori i prodhimit është më i rëndësishmi në vend dhe më i neglizhuari.

“Politikanët e Vetëvendosjes që më së shumti janë thirrur tek mbrojtja e prodhimeve vendore i braktisën ata totalisht gjatë pandemisë. Jo vetëm që nuk i ndihmuan por edhe i dëmtuan duke hequr taksën pa asnjë kusht duke mundësuar vërshimin e produkteve të Serbisë të cilat janë të subvencionuara dhe i vendosin prodhimet vendore në konkurrencë të pandershme.”, ka thënë kryetari Veseli.

“PDK-ja i jep vëmendje të veçantë sektorit të prodhimit sepse garanton më së miri rritjen e qëndrueshme të ekonomisë dhe hapjen e vendeve të punës. Prandaj ka propozuar mbrojtje ligjore të prodhimit vendas.”, ka shtuar kryetari Veseli.

Prodhuesit Hoti dhe Krasniqi e kanë falënderuar kryetarin Veseli për vizitën dhe mbështetjen që po u jep bizneseve gjatë kësaj kohe të vështirë të pandemisë.

Më Shumë

Policia në Prizren realizon 47 urdhëresa gjyqësore për vepra penale

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren shpalli rezultatin e realizimit tw urdhërave gjyqësore për periudhën kohore 15 prill - 19 prill 2024. "Gjatë kësaj periudhe,...

Kuvendi i Prizrenit bart mbi 2 milionë euro në projekte për vitin 2024

Kuvendi i Prizrenit ka miratuar sot bartjen e mjeteve të të hyrave vetanake të rritura nga ato të planifikuara për vitin e kaluar. Shuma e...

Lajmet e Fundit