6.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Kosova synon më shumë se një medalje në Tokio

Historike ishte pjesëmarrja e Kosovës në Lojërat e kaluara Olimpike, që u mbajtën në vitin 2016.

Në Rio të Brazilit u arrit suksesi më i madh i Kosovës në sport falë medaljes së artë të xhudistes Majlinda Kelmendi.

Majlinda vazhdon të jetë sportistja numër një në vend. Prej saj pritet shumë edhe në Lojërat e ardhshme Olimpike, që mbahen në Tokio të Japonisë.

Lojërat Olimpike “Tokio 2020” janë shtyrë për verën e vitit të ardhshëm për shkak të pandemisë, por synimet e Majlindës kanë mbetur të njëjta.

“Jam bërë njëherë fituese e medaljes olimpike dhe do ta bëjë të pamundurën ta mbroj titullin”, kishte thënë Majlinda kohë më parë për KOHËN.

Edhe kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Besim Hasani, e sheh Majlindën pretendente për medalje. Madje, Hasani thotë se Kosova synon të kthehet me më shumë se një medalje nga Tokio.

Ka pasur dilema nëse ngjarja kryesore sportive do të mbahet vitin tjetër për shkak të pandemisë dhe ndikimit të saj në të gjithë botën. Por së fundi është konfirmuar se ngjarja do të mbahet me një vit vonesë, pavarësisht nëse deri atëherë do të zbulohet vaksina për COVID-19.

Më Shumë

100 vjet nga vrasja e Avni Rrustemit

Avni Rustemi vdiq pas një atentati në Tiranë pranë Pazarit të Ri, më 22 prill 1924. Atentati ndaj tij u krye më 20 prill,...

“El Clasico” zhvillohet sot në basketbollin kosovar

Sigal Prishtina dhe Trepça do të ballafaqohen sot në kuadër të playoff-it të gjysmëfinaleve në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll. Duelin e parë...

Lajmet e Fundit