3.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Kujtim Gashi tregon arsyet pse pranoi të kandidojë në listën e Dekadës së Re

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi tregon pse pranoi të kandidtojë për deputet të Kuvendit të Kosovës.

“Besimin e liderit tonë, kryeministrit të ardhshëm të Kosovës Kadri Veseli, për të qenë pjesë e listës së PDK-së, si kandidat për deputet, e kam pranuar si një thirrje për të qene pjesë e rrugëtimi të ri të Dekadës së Re, në një mision të shenjtë, në krijimin e mundësive të barabarta për qytetarët e Kosovës”, shkruan Gashi në “Facebook”.

“Si Kryesues i Kuvendit Komunal të Prizrenit, besimin e pranova me përgjegjësi dhe e ushtrova me korrektësi, duke lënë pas shembullin e përpjekjes për bashkim në kryerje të detyrave në zhvillimin e qytetit”.

“Besimin për ta udhëhequr Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e pranova me përgjegjësi dhe mision për t’i ndaluar keq menaxhimin e parasë publike dhe vendosjen e kontrollit menaxherial e profesional në shpenzimet e parasë publike. Në këtë mënyrë politikat kulturore, sportive e rinore i vendosëm në binarë të shëndoshë dhe nisëm të vjelim sukseset”.

“Më shumë se asnjëherë më parë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në vitet që e udhëheqë unë, ishte afër artistëve, sportistëve dhe të rinjve”.

“Si asnjëherë më parë i mbështetëm, dhe si asnjëherë më parë jemi krenarë me të arriturat në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit”.

“Besimin për të qenë pjesë e listës fituese të Dekadës së re, e kam pranuar, si betejë, në luftën tashmë të nisur, me shembuj konkret, në luftimin e korrupsionit, nepotizmit dhe të gjitha dukurive devijante në shoqërinë tonë, me mision krijimin e një Kosove, ku do të jetojmë dhe krenohemi me të”.

“Mbështetjen e familjes, subjektit politikë, liderit tonë, qytetarëve të Kosovës, do ta kthej në besim me punë, me angazhim dhe përkushtim”.
“Ne jemi ekipi fitues. Na priftë e mbara!”

Më Shumë

Qeveria reagon pas procesit të votimit: Republika e Kosovës ka përmbushur obligimin e saj ndaj qytetarëve

Qeverisë e Republikës së Kosovës ka reaguar në lidhje me procesin e djeshëm të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në...

Hilë Mosi, poeti dhe luftëtari i çlirimit të trojeve shqiptare

Hilë Mosi lindi me 22 Prill 1885 në Shkodër dhe vdiq në shkurt 1933 në Tiranë, biri i Mark Mosit, qe ndër atdhetarët më...

Lajmet e Fundit