Artan Abrashi: Unë, zëri i gjithë qytetarëve në Kuvend

Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, premton se do të jetë zëri i qytetarëve, veçanërisht i Prizrenit në Kuvendin e Kosovës.

Thotë se janë shumë arsye pse qytetarët e Prizrenit duhet ta votojnë në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Zgjedhja ime si deputet në Kuvendin e Kosovës, do t’a shtojë përkushtimin tim për përmirësimin të jetës së qytetarëve të të gjitha vendeve, në veçanti të Prizrenit”, tha Abrashi për “PrizrenPress”.

“Përvoja ime disa vjeçare në pushtetin lokal, njohuritë mbi problemet konkrete të lagjeve dhe fshatrave tona, pengesat ligjore dhe vështirësitë politike që i ka komuna jonë, mendoj se më japin përparësi për ta marr besimin e qytetarëve si zë i tyre në Kuvendin e Kosovës”.

“Zgjedhjet e 6 tetorit nuk janë zgjedhje të zakonshme”.

“Pas 20 viteve të rotacionit të pushteteve abuzive, qytetarët më shumë se kurrë kanë gatishmërinë për ndryshime rrënjësore”.

“Ndryshimi i rrjedhës së ngjarjeve që do të sjellë 6 tetori përmes fitores së thellë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! këto zgjedhje do t’i bëjë historike”.

“ Prandaj dalja dhe pjesëmarrja e madhe e qytetarëve është e rëndësishme”.

“Prandaj, kërkoj mbështetjen e të gjithëve për përgjegjësinë e re në sfidat që na presin!”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

59 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 866 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Liria dështon në playoff, mbetet edhe një sezon jashtë Superligës

Liria nuk ka arritur të sigurojë rikthimin në elitën e futbollit kosovar, pasi u eliminua në ndeshjen e playoffit nga Dinamo. Skuadra e drejtuar nga...

Lajmet e Fundit