13.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Dokumentet e CIA’s: Hitleri u arratis në Argjentinë

Agjencia Qëndrore e Inteligjencës në SHBA, CIA, në vitin 2017, ka de klasifikuar dokumentet e saja, e ndër to janë edhe dokumentet e hetimit të vdekjes së ish liderit nazist, Adolf Hitler.

Në këto dokumente të de klasifikuara, e tashmë që nuk janë sekrete të CIA’s, flitet mbi mundësinë e arratisjes së Adolf Hitlerit në Amerikën Jugore, dhe ka jetuar atje të paktën deri në vitin 1955.

Dokument, i cili është shfaqur në uebsajtin e CIA’s hijezon ish-ushtarin e divizionit famëkeq, SS, i cili i tha spiunëve të Amerikës së ai rregullisht është takuar me Hitlerin në Kolumbi.

Lexoni edhe:
Policia e Ferizajt përcjellë me nderime shtetërore deri në shtëpi policin e pensionuar

“CITROEN [emërimi i spiunit së CIA’s] ka takuar një ish-ushtar nazist, i cili pretendon se e ka takuar Hitlerin të paktën një herë në muaj në Kolumbi, gjatë udhëtimit të tij në Amerikën Jugore” shkruhet në dokument.

Në këtë dokument shkruhet se CI MELODY-3 [emërim për një informatorë të CIA’s] e ka bërë një fotografi me Hitlerin, por nuk është vërtetuar se a me të vërtetë kjo fotografi e tregon Hitlerin në Amerikën Jugore, ose a ka mundësi që kjo fotografi të jetë bërë para se Gjermania ta humb luftën.

Më Shumë

Milani nis sulmin final për Zirkzee

Skuadra e Serie A, Milan-i tani po bën presion për të nënshkruar me Joshua Zirkzee nga Bologna dhe po shton përpjekjet e tyre për...

Panairi Tradicional i Prizrenit shënon kulturën dhe trashëgiminë vendase

Sot, në Sheshin e Dëshmorëve në qendër të Prizrenit u hap Panairi dy ditësh Tradicional i Prizrenit, nën organizimin e Drejtorisë së Turizmit dhe...

Lajmet e Fundit