3.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Ky do të jetë epitafi që do të vendoset tek varri i Isa Boletinit!

Qeveria e Republikës së Kosovës ka dhënë vendim që eshtrat e Isa Boletinit përfundimisht të rivarrosen në vendlindjen e tij, në fshatin Boletin, Mitrovicë. Gjithashtu kabineti qeveritar ka ndarë 50 mijë euro për rivarrimin e heroit kombëtar, Isa Boletini.

Ndërkohë ministri i FSK-së, Haki Demolli ka thënë se me rastin e rivarrimit të eshtrave të heroit kombëtar, më 10 qershor, të gjitha qytetet e Kosovës do të dekorohen me flamuj kombëtarë dhe ata shtetërorë.

“Ndërkaq epitafi i Isa Boletinit, i vendosur nga Akademia e Shkencave dhe Instituti i Historisë së Kosovës dhe ai i Shqipërisë do të jetë ‘Eshtrat dhe trupi im tani pushojnë në dheun e Kosovës’”, ka thënë stërnipi i Isa Boletinit, Gazmend Boletini./Telegrafi/

Më Shumë

Dhurata Dora ‘zjarr’ në klipin e ri

Dhurata Dora ka kaluar tashmë të gjithë kufijtë dhe pritshmëritë me projektin e ri muzikor, raporton GazetaBlic. “Sheqer”, titullohet kënga e saj më e re. Teksti...

Liria në shtëpi pret Dukagjinin

Në Prizren, Liria tashmë e dorëzuar e pret Dukagjinin e Klinës që synon fitore pas barazimit në xhiron e kaluar me Llapin. Vendasit nuk e...

Lajmet e Fundit