17.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Libër për Bekim Fehmiun

Veprimtaria e aktorit të mirënjohur shqiptar të përmasave botërore Bekim Fehmiut do të përshkruhet në një monografi, që pritet të dalë nga shtypi gjatë muajit maj, kurse promovimi i tij është paraparë të bëhet në muajin qershor. Librin është duke përgatitur gazetari Fahri Musliu, i cili për një kohë ka raportuar nga Beogradi, ku edhe ka jetuar për një kohë aktori me origjinë prizrenase, Fehmiu. Në kërkesën për përkrahje financiare të Këshillit drejtues të “Fondacionit Bekim Fehmiu” drejtuar Kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, thuhet se Monografia do të ketë 550 faqe kolor të formatit A4, në një tirazh prej 1 mijë kopjesh. Fehmiu u lind me 1936. Për shkak të pikëpamjeve dhe veprimtarive politike të babait të tij në vitin 1931 familja e aktorit Fehmiu ishte detyruar të shpërngulet në Sarajevë e më pas në vitin 1939, pas pushtimit italian të Shqipërisë, familja u vendos në Shkodër ku babi i tij bëhet drejtor didaktik i shkollave fillore.

Pas prishjes së Mbretërisë së Jugosllavisë në vitin 1941 familja e Fehmiut u kthye në Kosovë, në Prizren. Gjenerata e Bekimit është e para në historinë e Prizrenit, e cila plotësisht u diplomua në gjuhën shqipe – nga shkolla fillore deri në diplomim në shkollë të mesme. Pas shkollës së mesme ai u bë një anëtar i Teatrit shqiptar të dramës, i vetmi teatër profesional në Prishtinë dhe Kosova. Më 1956 u pranua në Akademinë teatrale në Beograd, ndërsa me 1560 u bë anëtar i rregullt në teatrin jugosllav të dramës. Fehmiu është vlerësuar si aktori i parë Europës Lindore që ishte yll në Hollyvvood gjatë luftës së ftohtë. Ai ka luajtur në 41 filma midis 1953 dhe 1998. Fehmiu ishte i pari shqiptar i cili ishte aktor teatri dhe aktor kinemaje, që ka vepruar në teatro dhe filma në të gjithë Jugosllavinë. Ai ka vepruar në një seri rolesh, që ndryshuan historinë e kinemasë jugosllave dhe ka lënë shenjë në zhvillimet artistike jashtë vendit. Pushtimi i tij më i madh ishte në vitin 1967 me filmin “I Even Met Happy Gypsies’, një portretizim delikate i jetës së Romëve i cili fitoi dy çmime në Kanë dhe ishte emëruar për çmimin Oskar. Në vitin 1974 Fehmiu u shfaq në filmin Aventurat e Uliksit, me Irene Papas (në rolin e Penelopes), dhe në filmin “ E Diela e Zezë “.

Ai ka luajtur përkrah shumë aktorëve të shquar dhe në gjuhë të ndryshme (në gjuhën shqipe, serbo-kroatisht, rome, turke, spanjisht, anglisht, frëngjisht dhe italisht). Ai ishte i njohur edhe me sharmin e tij. Libri kushtuar jetës së tij nuk është i karakterit komercial, ndërsa për paraqitjen e monografisë, autori Fahri Musliu ka konsultuar materiale nga më të ndryshmet, duke filluar nga arkivi personal i aktorit të madh, materiale të shkruara nga mediet e ndryshme botërore, ka hulumtuar në arkiva e gazeta si në Romë, Paris, Londër, Nju Jork, pastaj në ish kryeqytetet e republikës jugosllave, në Kosovë dhe Shqipëri. Sipas një parallogarie libri do të kushtojë rreth 32 mijë euro, ndërsa Drejtoria për Kulturë në Prizren ka ndarë një shumë prej 2 mijë euro. Fehmiu ishte martuar me aktoren beogradase Branka Petriç, me të cilën ka dy djem. Megjithatë, aktori kryesor i dramës kishte një karrierë shumë të bujshme. Shpërbërja e Jugosllavisë, luftërat e tmerrshme, shkatërrimi i Vukovarit, bombardimi i Dubrovnikut, një rrethimi i gjatë në Sarajevë, lufta në Kosovë, bombardimi i Jugosllavisë kishin bërë që Bekim Fehmiu të tërhiqet. Ai kishte hequr dorë nga fjala, që për aktorin është mjeti më i fuqishëm dhe instrumenti më i bukur dhe e ktheu atë në heshtje. Pjesën tjetër të jetës ai e kaloi i tërhequr me gruan dhe me vëllezërit e motrat e tij, ndërmjet Prizrenit, Prishtinës dhe Beogradit.

Në moshën 74 vjeçare, Fehmiu u gjet i vdekur në banesën e tij në Beograd më 15 qershor 2010. Sipas dëshirës së tij të fundit, pas kremacionit hiri i tij u shpërnda në lumin “Lumbardh” në vendlindjen e tij në Prizren. Në një organizim të përfaqësuesve të Festivalit ndërkombëtar të filmit “Dokufest” dhe atyre nga komuniteti artistik në Prizren, qindra prizrenas në një përkujtim për nder të artistit të madh, në prani edhe të familjarëve të artistit Fehmiu, nga “Ura e Ganitadës”, afër Lidhjes Shqiptare të Prizrenit patën hedhur lule në “Lumbardh” që përshkon qytetin, ndërsa më pas rrjedha e tij përmes Drinit të Bardhë bashkohet me Drinin e Zi të Shqipërisë, në afërsi të Kukësit. Meqenëse nuk ka pasur një ceremoni formale të varrimit, kjo është parë si një mundësi që prizrenasit ta nderojnë artistin e tyre, i cili një pjesë të jetës fëmijërore e kaloi në këtë qytet. Duke kujtuar aktorin e madh, profesori i nderuar prizrenas në pension, Yll Zajmi pat thënë se kishte qenë dy gjenerata pas tij, ndërsa sa ishin në Beograd në atë kohë, Fehmiu ishte njeri i respektuar në teatrin jugosllav. Figura dhe krijimtaria e aktorit Bekim Fehmiu është nderuar me një program special në edicionin e festivalit “Dokufest”, në vitin 2010 kur edhe ai vdiq./Zeri/

Më Shumë

Malishevë/ Në 25-vjetorin e rënies u përkujtua dëshmori Brahim Morina

Në 25-vjetorin e rënies në altarin e lirisë, u përkujtua dëshmori i kombit, Brahim Morina, nga fshati Drenoc. Në përkujtim të rënies së tij,...

Prezantohet studimi i fizibilitetit për ndërtimin e teleferikut në Kalanë e Prizrenit

Në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit, të nënshkruar mes Komunës së Prizrenit, Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës si dhe PPSE-Swisscontact, sot, në...

Lajmet e Fundit