11.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

“Misioni i Pamundur”, sot në DokuKino

Sot në DokuKino prej orës 19:30 në Prizren do të prezantohet premiera e filmit “Mission: Impossible, Rogue Nation”, për të cilin tashmë kanë filluar të shiten biletat.

“Misioni i Pamundur” dhe Tom Cruise rikthehen nesër në kinema Milenium. Filmi aksion dhe spiunazh është shkruar dhe drejtuar nga Christopher McQuarrie. Ndërsa, Tom Cruise anuloi çdo projekt tjetër për të rimarrë rolin e tij, atë të agjentit Ethan Hunt. Ai është gjithashtu producent i filmit së bashku me J. J. Abrams, and David Ellison. Në kastin e aktorëve janë edhe Rebecca Ferguson, Jeremy Renner, Alec Baldëin etj.

Filmi lidhet më kapitullin e mëparshëm, “Mission: Impossible – Ghost Protocol”, i cili mbaron kur Ethan përgatit ekipin e tij që të hetojë Sindikatën, që është një organizatë misterioze, të angazhuar për shkatërrimin e FMN-së. Xhirimet e filmit filluan më 21 gusht 2014 në Vjenë të Austrisë dhe përfunduan më 12 mars 2015. /KultPlus.com

Më Shumë

Liria zyrtarisht bie nga Superliga

Liria edhe matematikisht i ka humbur gjasat për mbijetesë, ndonëse ishte dorëzuar kohë më pak. Skuadra prizrenase gjashtë xhiro para fundit nuk ka më gjasa...

Totaj e Lladrovci diskutojnë për një bashkëpunim ekonomik

Në një takim zyrtar sot, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj priti kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, në prani të miqve anglezë. Diskutimet u fokusuan...

Lajmet e Fundit