13.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Ndahet nga jeta në moshën 63-vjeçare aktori i njohur Fadil Kujovska

Fadil KujovskaËshtë ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare aktori i njohur shqiptar Fadil Kujovska. Mësohet se Kujovska vuante prej 2 vitesh nga një sëmundje e rëndë, ndërsa kishte pak kohë që ishte kthyer nga Italia ku kishte shkuar për trajtimin e sëmundjes. Interpretimi i fundit i Kujovskës ishte ‘Henri i Gjashtë’.

JETA DHE INTERPRETIMET E AKTORIT FADIL KUJOVSKA
Fadil Kujovska lindi ne Tiranë, më 14 shkurt. Kreu studimet e larta për aktrim ne Institutin e Larte të Arteve dhe më 1974 dhe filloi punë në Televizionin Shqiptar, më pas më 1975 interpretoi ne Teatrin e Gjirokastres, ndërsa nga viti 1978 ishte aktor ne Teatrin Kombetar. Spikati si aktor i planit komik e satirik. Kujovska u dallua veçanërisht për karakterizimin e figurave qe vinin nga shtresat e ulëta shoqërore apo rangjet administrative. Me 1978 krijoi shëmbëllimin e figurës së njohur te Shvejkut ne komedinë e Gjike Kurtiqit ‘Miq te paftuar’, nxitur nga romani i mirënjohur i Hashekut ‘Ushtari i mire Shvejk’. Plastika, gjestet dhe mimika, te përpunuara me shije, krijuan gjasa qe ky rol te veteshprehej si duhej ne epërsitë e mundshme të të dhënave natyrore te aktorit.

Po në 1978 interpretoi rolin e Hoxhe Qitapit ne dramën ‘Besa e Madhe’ te M. Markajt. Një vit me pas luajti me vërtetësi rolin e kinezit Shun e dramën ‘Furrnalta’ te R. Pulahes, me te cilin spikati për shfrytëzimin me mprehtësi te dyplanësive, për plastikën shprehëse, qëndrimin tallës, ambiguitetin dhe sensin humoristik. Më 1982 i dha jetë njërit prej roleve të tij me të goditur, atij të Ser Tobit në komedinë ‘Nata e dymbëdhjetë’ e Shekspirit, duke mishëruar tipin e fisnikut pijanec, ithtar epikurian, rrëmujaxhi, që i gëzohet jetës dhe qejfit me tepri, sikundër qesh e shpotit hidhtas “viktimat” e rangjeve të tij.

Me interpretimin e doktor Adhamudhit në komedinë ‘Pas Vdekjes’ të A. Z. Cajupit (1984) ai arriti të krijojë plot bukuri skenike tipin e pseudointelektualit dhe pseudopatriotit shqiptar, duke shfrytëzuar me zgjuarsi elementet tjetëruese dhe kundërshtitë komike, plastiken shprehëse, një të folur prej megalomania qe e diskreditonte paq krenarinë e tij “pseudo”-je. Origjinal dhe i veçante ka qenë edhe në interpretimin e rolit te Poçarit në dramën ‘Monsetrati’ të Roblesë (1985), atë të prefektit Vehip në komedinë ‘Karnavalet e Korçës’ të S. Comores nga Teatri Kombetar (2003).

Fadil Kujovska luajti role me trill e fantazi; ishte intuitiv, spontan dhe kishte nur komik. Ka interpretuar edhe ne filma artistikë si dhe në disa filma televizivë, ku veçohet roli i Cukut tek ‘Dy Herë Mat’ (1986), i fotograf Veliut te ‘Historiani’ dhe ‘Kameleoni’ (1989).

Më Shumë

Sot votohet për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat në veri

Sot në katër komunat në veri të vendit do të votohet për ose kundër shkarkimit të kryetarëve shqiptarë në këto komunat. Komunat që do të...

Aksident mes dy veturave në Malishevë, lëndohen dy persona

Një aksident mes dy veturave në Bellanicë të Malishevës ka ndodhur mesditën e sotme, ku dy persona kanë mbetur të lënduar. Rastin për Klankosova.tv, e...

Lajmet e Fundit