6.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Nesër Provimi i Maturës Shtetërore

Mbi 16 mijë maturantë të Kosovës të cilët nuk kanë kaluar Testin e Provimit Shtetëror të Maturës në afatin e qershorit, të shtunën do t’i nënshtrohen sërish këtij testi.

“Nesër do t’i nënshtrohen Provimit Shtetëror të Maturës mbi 16 mijë maturantë të cilët do të jenë të shpërndarë në 162 qendra të testimit që me këtë rast janë përcaktuar edhe komisionet”, tha kryetari i Komisionit të Provimit të Maturës Shtetërore, Azem Guri për KALLXO.com.

Zyrtari i MASHT-it tha se edhe këtë afat maksimumi i nxënësve nëpër klasa ku do të mbahet Provimi i Maturës do të jetë pesëmbëdhjetë.

“Faktikisht edhe afati i gushtit do të jetë i njëjtë me atë të qershorit, do të thotë maksimumi i nxënësve të mundshëm në paralele do të jetë 15 nxënës. Sipas planifikimeve ne kemi rreth 1.240 administrues që i bie rreth 1.500 klasa apo paralele ku do të mbahet Provimi Shtetëror i Maturës”, tha Guri.

Platforma KALLXO.com sipas marrëveshjes me Ministrinë e Arsimit do ta monitorojë sërish Provimin e Maturës Shtetërore.

Guri tregoi se si kryetar i Komisionit të Provimit të Maturës Shtetërore, i ka njoftuar drejtoritë komunale të arsimit për monitorimin e këtij testi nga KALLXO.com.

KALLXO.com më 6 dhe 20 qershor të këtij viti kishte raportuar për shpërndarjen e Testit të Maturës nëpër rrjete sociale.

http://live.kallxo.com/sq/MTL/ZBULIMI-Pergjigjet-e-Testit-Shperndahen-Masivisht-Online-6947

( http://live.kallxo.com/sq/MTL/Perseri-Shperndahet-Testi-Online-7183)

Kryetari i Komisionit të Provimit të Maturës Shtetërore, Azem Guri, paralajmëroi sërish ndëshkime për keqpërdoruesit e testit.

“Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës është i fokusuar në atë se nuk do të ketë tolerime ndaj shkelësve të rregullave dhe detyrave. Uroj që të mos kemi dhe apeloj tek prindërit që i përcjellin nxënësit për shkolla, pastaj te maturantët dhe administruesit që të t’i përfillin rregullat dhe detyrat dhe përgjegjësit për arsye se do të jemi të pakursyer ndaj masave gjegjësisht ndaj sanksioneve që mund t’i kenë në ditën e mbajtjes së Provimit Shtetëror të Maturës”, deklaroi Guri

E paralajmërime, Guri bëri edhe për administratorët e Provimit të Maturës Shtetërore.

“Shpresojmë se në këtë afat do të jetë administrimi më i mirë për arsye se ne kemi konsideruar se është një pikë e ndjeshme”, deklaroi ai.

KALLXO.com gjatë monitorimit të pjesës së parë të Provimit të Maturës Shtetërore kishte raportuar edhe për gabimet e administratorëve e mbikëqyrësve të këtij testi. /Kallxo.com/

Më Shumë

Pse u varros trupi i Esat Pashë Toptanit në varrezat serbe në Paris! Studiuesi zbulon të vërtetën!

 Studiuesi Sokol  Kika flet për mitin që thotë se trupin e Esat Pashë Toptanit e morën serbët dhe e varrosën në varrezat e tyre...

Pse e ndërpreva seksin për një vit!

“Në mars të vitit 2018, ndalova seksin. Vendosa që për një vit të mos bëj seks apo ndonjë gjë që lidhet me të.” Francisco...

Lajmet e Fundit