3.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Prizren: Shkollat pa mësimdhënës, nxënësit të pavlerësuar në nota

Kryesia e Sindikatës së Arsimit Komunal të Prizrenit, në krye me kryetarin Reshit Kushaj, të mërkurën kanë takuar përfaqësuesit e sindikalistëve të shkollave të Prizrenit për të diskutuar lidhur me arritjen e marrëveshjes mes SBASHKut dhe Qeverisë së Kosovës, lidhur me punën e mësimdhënësve të viteve 90-99.

Kushaj ka theksuar se ata që kanë punuar deri në pesë vjet, pensionin do ta marrin 65 për qind të pagës kur pensionohen, derisa ata që kanë punuar mbi 5 vjet do të marrin 75 për qind të pagës.

” Ne e dimë këtë realitet, por mbetet të shihet se si kjo do të jetë”. Ai pastaj ka folur për pagat jubilare, duke thënë se tashmë jeni në dijeni se shumica e mësimdhënësve prizrenas që janë pensionuar nuk i kanë marrë pagat jubilare.

Haskuka kërkon që të mos i kërkojnë pagat përmes përmbaruesve

Vetë kryetari Mytaher Haskuka lidhur me këto paga ka deklaruar se ato paga jubilare do t’i paguajnë, por tani kanë buxhetin e caktuar dhe do të shohin pas rishikimit të buxhetit.

” Ne mendojmë që të mos kërkohen pagat me përmbarues, sepse Komuna e Prizrenit duhet të paguajë edhe përqindjen për përmbaruesit”, është shprehur ai. Po kështu përfaqësuesit e sindikatave të shkollave të Prizrenit janë njoftuar se është përpiluar lista e mësimdhënësve sindikalistë prizrenas që mund të pushojnë këtë vit në Durrës dhe ata vetëm nga Prizreni janë 30 mësimdhënës .

Hyrije Hoti, anëtare e Kryesisë së SBASHK-ut, dega në Prizren, njofton se interesimi për këto pushime domosdo se është i madh, kur dihen edhe kushtet e mësimdhënësve. “Mirëpo, ata vetë do t’i sjellim listat dhe ne si në çdo qytet të Kosovës kërkojmë që ajo të bëhet me përqindjen e caktuar të mësimdhënësve femra”, është shprehur Hoti.

Mungesë arsimtarësh ka edhe në shkolla të tjera

Mirëpo, shumë mësimdhënës u interesuan dhe lidhur me procesin mësimor, siç u tha, se ka raste kur shkollat ende kanë mbetur pa mësimdhënës të lëndëve të ndryshme, e bile edhe pa u vlerë- suar me nota. Mësimdhënësi Skënder Braha ka kërkuar të dijë se çka po ndodh me procesin mësimor, pasi tregon se në shkollën “Zenun Çoçaj” ku punon në fshatin Gjonaj tani e një kohë, arsimtari i Gjeografisë ka dalë në pension dhe ajo lëndë nuk mbahet. Ai shton se tani janë në përfundim të vitit shkollor dhe pyet si do të notohen ata nxënës.

Kurse Bejtush Ibrahimi ka shtruar pyetjen se kush do të gëzojë pensionin e viteve të 90, nëse mësuesi nuk është në jetë. Por, ai ka ngritur edhe problemin e mësimdhënësve udhëtarë, duke thënë se deri më tani kanë pasur biletë udhë- timi dhe shpreson se edhe në këtë legjislaturë kryetari Haskuka duhet ta ketë parasysh këtë fakt. Ai tha se tashmë nga brengat e mëdha të sindikatës arsimore është pikërisht fakti të cilin e paraqiti mësimdhënësi Brahaj ku ka dalë se raste të këtilla ka edhe në shkolla të tjera.

Angazhimi i sindikatave është duke bërë të mundur në realizimin e kërkesave për punën e mësimdhënësve të viteve të 90-ta. Pra, ata brengosen se këto mund të mbeten vetëm premtime të Qeverisë, si edhe deri më tani.

(Kosova Sot)

Më Shumë

Zyrtare: Cannavaro, trajneri i ri i Udinese

Fabio Cannavaro është trajneri më i ri i skuadrës së Udinese. Klubi bardhezi ka kënaqësinë të mirëpresë kampionin e botës dhe fituesin e Toipt të...

Sara Gjordeni shtatzënë- Reagon për herë të parë Bardhi

Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmin e konfirmoi vetë dyshja përmes një postimi në rrjetet sociale. Ishte ish-banorja e...

Lajmet e Fundit