Sa fitoi Bashkimi, sa Prishtina?

Pas përfundimit të stinorit 2017/18 të Superligës së Kosovës në basketboll dhe triumfit historik të Bashkimit, tashmë ekipet kanë të qarta se sa do të shpërblehen nga FBK-ja.

Bashkimi, si kampion i Kosovës do të përfitojë 12 mijë euro nga FBK-ja, ndërsa Sigal Prishtina si nënkampion do t’i merr 6 mijë euro. Më parë janë ditur ekipet gjysmëfinaliste, Rahoveci dhe Ylli, që do të marrin nga 3 mijë euro.

Këto shpërblime vinë pas Vendimit të Bordit të FBK-së në tetor të vitit të kaluar ku ishte thënë se ekipet do të shpërblehen në të holla për të arriturat e tyre në fund të stinorit.

Nga ky Vendim, ka përfituar edhe ekipi i femrave të Bashkimit, pasi që kampioni i Ligës së Femrave është shpërblyer me 2 mijë euro.

Më Shumë

Vedat Muriqi në Prizren, gëzon nxënësit e shkollës “Mustafa Bakiu”

Atmosfera festive dhe emocionet e mëdha mbizotëruan në Shkollën Fillore “Mustafa Bakiu” në Prizren, ku nxënësit patën mundësinë të takojnë nga afër futbollistin e...

Përmbyllet manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Me një ceremoni solemne të mbajtur në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, është përmbyllur edicioni i sivjetmë i manifestimit tradicional “Java Remzi...

Lajmet e Fundit