3.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Rolling Stones po i rikthehen skenës me plot befasi (VIDEO)

Një nga rok bendet më të njohura britanike, Rolling Stones, ka planifikuar që në agjenden e tyre të turneut të radhës të kenë vizitë edhe në qytetin e Anglisë qendrore, Coventry.

Këtë e ka bërë të ditur vet rok bendi legjendar britanik Rolling Stones, ku theksohet se në këtë verë do të performohet në Arenën Ricoh, transmeton Klan Kosova.

Arena Ricoh e cila gjendet në Coventry posedon 32,609 ulëse spektatorësh.

Rolling Stones ka të planifikuar edhe koncerte të tjera për muajin maj dhe qershor, dy të cilat do realizohen në Londër e po ashtu të tjerat në Mançester, Edinburg dhe Cardiff.

Ata gjithashtu do të bëjnë ndalesa edhe në Dublin, Berlin, Marsejë, Stuttgart, Pragë dhe Varshavë.

Pjesa e dytë e turneut ”No Filter” të Rolling Stones, do të argëtojë fansat me hitet si ”Paint It Black” dhe ”Brown Sugar” si dhe këngë të tjera të cilat frontmeni Mick Jagger, i ka quajtur surpriza, transmeton Klan Kosova.

Më Shumë

Lajmet e Fundit