11.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

“Shotë Galica” dhe “Ramaja” fituese të festivalit “Oda e Llapushës”

Mbrëmë në Malishevë, ka përfunduar festivali tradicional i folklorit “Oda e Llapushës”, ndërsa vendin e parë të festivalit e ndanë ansamblet “Shotë Galica” nga Drenasi dhe “Ramaja”, çmim të cilin, ju dha i pari i Malishevës, z.Ragip Begaj. Në këtë festival, të dytin me radhë, morën pjesë ansamble, shoqëri, grupe dhe këngëtar të folklorit nga të gjitha trojet shqiptare.

Festivali “Oda e Llapushës”, mbahet në kuadër të ditëve të mërgatës në Kosovë dhe me këtë rast, Komuna e Malishevës, ka ndarë mirënjohje për mërgimtarët, të cilët kanë dhënë kontribut të veçantë për Malishevën dhe për Kosovën, ndërsa sonte, kryetari i Malishevës, z.Ragip Begaj, ka ndarë mirënjohje edhe për familjet nga Malisheva, që kanë kontribuar në kulturën shqiptare. Mirënjohje janë ndarë për familjen e Sali e Feriz Krasniqit, për Sefë Mleqanin dhe për Nexhmije Pagarushën, emra këta që kanë lënë gjurmë dhe kanë histori në kulturën shqiptare.

Vendin e dytë në festivalin e folklorit “Oda e Llapushës”, e kanë ndarë “Visaret e Krrabës” dhe Naim Krasniqi, ndërsa vendin e tretë e kanë ndarë Vëllezërit Kryeziu dhe Vëllezërit Bytyçi. Po ashtu, në kuadër të festivalit janë ndarë çmime për grupin më të kompletuar, pastaj çmimi i karrierës, i publikut, çmimi “Beqir Gashi” për debutantin e festivalit si dhe çmimi i veteranit të folklorit.

Në fund të festivalit, drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, znj.Blerta Krasniqi, njëherit edhe drejtoreshë e festivalit, i ka falënderuar të gjithë për pjesëmarrje, pastaj të gjithë ata që kanë ndihmuar në realizimin e festivalit, vullnetarët e Qendrës Rinore në Malishevë, dhe të tjerët që kanë dhënë kontribut në organizimin dhe mbajtjen e festivalit.

Edicioni i tretë i festivalit, do të mbahet vitin e ardhshëm.

Më Shumë

Intervenohet për ndalimin e rrjedhjes së ujit në lokacionin arkeologjik në Sheshin e Lidhjes së Prizrenit

Një problem i vazhdueshëm me rrjedhjen e ujit në lokalitetin arkeologjik në Sheshin e Lidhjes së Prizrenit ka shqetësuar autoritetet që nga fundi i...

34 vjet nga vdekja e veprimtarit Fadil Vata

Sot mbushen 34 vjet nga vdekja e veprimtarit të çështjes kombëtare Fadil Vata. Ai është njëri nga veprimtarët dhe udhëheqësit më të devotshëm të Lëvizjes...

Lajmet e Fundit