3.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

21 vite nga masakra e Rahovecit

21 vite më parë, ushtria dhe policia e armikut kanë kryer masakrën e Rahovecit.

Më 19 korrik të vitit 1998, si pasojë e një sulmi të forcave serbe, në Rahovec pati shumë shqiptarë të vrarë e të plagosur.

Në Teqenë e Sheh Myhedinit në Rahovec u masakruan shumë gra, fëmijë dhe pleq që kishin kërkuar strehim në këtë institucion fetar. Te vendi i quajtur “Tuba” u gjetën të masakruar dy profesorë si dhe gjashtë trupa të karbonizuar, ndërsa gjithsej u regjistruan 150 persona të vrarë.

Dëshmitarët që kishin arritur t’i shpëtojnë këtij krimi tregojnë se ushtria, policia dhe paramilitarët serbë kanë ekzekutuar civilë shqiptarë arbitrarisht. Gjatë kësaj ofensive u morën peng u zhdukën e u kidnapuan shumë shqiptarë, për fatin nuk u pa dritë. Organet e pushtetit serb në Prizren, më 22 korrik, në varrezat e këtij qyteti u hapën dy gropa të mëdha dhe varrosën shqiptarët e vrarë gjatë ofensivës në Rahovec.

Më Shumë

Në Prizren janë regjistruar 33,756 qytetarë

Në Prizren, procesi i regjistrimit të popullsisë është në rrugën e duhur, me 33,756 qytetarë të regjistruar deri më tani. Koordinatori i komisionit komunal, Haxhi...

SBAShK paralajmëron protestë më 1 maj

  Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka bërë të ditur se me 1 maj do të ketë protestë të punëtorëve të arsimit. Në njoftimin...

Lajmet e Fundit