17.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

AAK-ja, opsion i bashkëqeverisjes në Prizren

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), po shihet si opsion për të bashkëqeverisur në Prizren.

Ky subjekt politik, mund të bëhet pjesë e qeverisës së Haskukës, nëse LDK-ja nuk garanton stabilitet të numrave në Kuvend.

Burimet e “PrizrenPress”-it, bëjnë të ditur se AAK-ja, po shihet si opizion për shkak përçarjeve të mëdha të LDK-së.

“Ende nuk kemi diskutuar në detaje me LDK-në, për emrat dhe drejtoritë që do t’i marrin, por në atë parti po ka shuëm fraksione”, tregon burimi i “PrizrenPress”-it

Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) në Prizren, në zgjedhjet e balotazhit, heshturazi ka mbështetur kandidatin e VV-së, Mytaher Haskuka, për kryetar të Prizrenit.

Ndonesë jo në letër, VV dhe LDK, kanë ndarë edhe numrin e drejtorive të Ekzekutivit.

Por, pavarësisht marrëveshjes gojore, partitë që janë aktualisht në koalicion, po shprehin rezerva në stabilitetin e numrave të LDK-së në Kuvend.

“Pas betimit të kryetarit, do të ulemi për të biseduar në detaje me LDK-në. Nëse LDK nuk garanton stabilitet të numrave në Kuvend, si opsion do ta shikojmë edhe AAK-në”,tregon burimi i “PrizrenPress”-it .

AAK-ja në Prizren, në zgjedhjet e balotazhit, ka mbështetur kandidatin e PDK-së, Shaqir Totajn, për kryetar të Prizrent.

Ky subjekt politik përfaqësohet me 4 kuvendarë në Kuvend.

Kryetari i ri i Prizrenit, Mytaher Haskuka, të mërkurën e ka marrë detyrën nga ish-kryetari Ramadan Muja.

”Kulaçin” e pushtetit, ai do ta ndajë pas dhënies së betimit në Kuvend./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kujtimet poetike të Fahri Musliut

Gazetari Fahri Musliu ka publikuar në rrjetin social Facebook disa poezi të cilat i  ka shkruar në  fund të vitit  ’70-të . “Poezitë janë të...

Panairi Tradicional i Prizrenit shënon kulturën dhe trashëgiminë vendase

Sot, në Sheshin e Dëshmorëve në qendër të Prizrenit u hap Panairi dy ditësh Tradicional i Prizrenit, nën organizimin e Drejtorisë së Turizmit dhe...

Lajmet e Fundit