17.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Anëtari i Vetëvendosjes kundër shtatores së Skënderbeut në Prizren

Anëtari i Vetëvendosjes, Arian Xhezairi ka dalë kundër vendosjes së shtatores së Skënderbeut në qytetin e Prizrenit.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai thotë se asnjë shtatore nuk e ka vendin kurrkund hiç mes njerëzve të gjallë.

“Po mos përziejë fantazma me njerëz që hale marrin frymë, prandaj, duart larg prej bastardimit t’qendrës historike t’Prizrenit, aman!”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë i tij:

Qenkan ngrit nji grup i ashtuquajtun “Shoqëri Civile” n’Prizren dhe po lypin shtatore t’Skenderbeut n’midis t’Shadërvanit.

Pyetja e parë që lind asht “a janë normal këta njerëz?!”.

Hapësira e Shadërvanit sa nji oborr i nji shtëpie modeste (si e Ramiz Lladrovcit) nuk ka vend për me i bo ballë njerëzve t’gjallë, t’cilët e vërshojnë shehrin ma t’bukur n’vend përgjatë 365 ditëve t’vitit, e tash po u dashka me i rezervue hapësirë edhe t’vdekunve?

Asnji shtatore s’e ka vendin kërrkund hiç mes njerëzve t’gjallë. Asht nja prej tipareve më imbecileske të t’shkolluemëve t’padijshëm t’sotit, t’cilët pandehin që t’vdekunit po u nderokan me shtatore. Jo me axhin, t’vdekunit me vepra për t’u kujtue, nderohen amanetin tuj ua jetësue e n’vend me ua çue.

E shtatoret, ti pyet, shtatoret ku?!

Shtatoret n’oborr t’shpijave i dashtun, n’midis oborrit, që sa herë të t’zbardhë dita n’mëngjes, me u ngrit e me e përshëndet ushtarakski a kung-fu-ski a qysh ta don loçka e zembrës*.

Po mos përzijë fantazma me njerëz që hale marrin frymë, prandej, duert larg prej bastardizimit t’qendrës historike t’Prizrenit, aman!

Më Shumë

Aksident mes dy veturave në Malishevë, lëndohen dy persona

Një aksident mes dy veturave në Bellanicë të Malishevës ka ndodhur mesditën e sotme, ku dy persona kanë mbetur të lënduar. Rastin për Klankosova.tv, e...

Parashikimi i motit për pesë ditët në vazhdim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme parashihet të jetë me kushte të paqëndrueshme meteorologjike. Në njoftimin e IHMK-së bëhet...

Lajmet e Fundit