8.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Avokati i Mujës: Ka pasur lëshime procedurale, por aktakuza është e pa bazë

Ramadan Muja

(E plotësuar) Ruzhdi Berisha, avokat mbrojtës i kryetarit Ramadan Muja, ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet e prokurorisë se klienti i tij, të ketë kryer vepër penale.

Sipas tij, në ekzekutimin e vendimeve të Mujës,mund të ketë pasur leshime procuderale, por ato lëshime nuk janë bërë për përfitime personale.

“Të gjithë vendimet që nënshkruan kryetari përgatiten nga zyra ligjore”, tha Berisha. Sipas tij, nuk ka asnjë provë se Muja ka bërë vepër penale me vendimet e tij.

Avokatja tjetër e Mujës, Bahrie Besimi tha se ky proces është politik që është bërë nga ata që dëshirojnë të vijnë në pushtet.

…………………..

Kryetari Ramadan Muja ka deklaruar para trupit gjykues se është i pafajshëm. “Jam i pafajshëm”, tha Muja. Ai ka thënë se e kupton akuzën.

Të pafajshëm janë deklaruar edhe drejtorët e tij.

…………………..

Muja paraqitet në gjykatë duke qeshur. Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja bashkë me drejtorët e tij, sapo është ulur në bankën e të akuzuarit në Gjykatën Themelore në Prizren.

Muja për dallim nga herave tjera ka hyrë në gjykatë duke qeshur.

Ai para se të ulet në bankën e të akuzurëve është përshëndetur veç e veç me secilin avokat të të akuzuarve

………………

Në  Gjykatën Themelore në Prizren, sot fillon procesi gjyqësor ndaj kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja, dhe drejtorëve të tij. Muja së bashku me drejtorët do të të paraqitet para trupit gjykues në ora 10:00.

Ruzhdi Berisha, avokat mbrojtës i Mujës ka bër të ditur se gjykimi do të mbahet për tri ditë rresht.“Procesi gjyqësor do të fillojë me 13 gusht dhe dhe do të vazhdojë me 14 dhe 15 gusht”, ka thënë Berisha. Ai tha se Gjykata e Apelit e Kosovës ka refuzuar kërkesën për hedhjen poshtë të vendimit të Themelores në Prizren për konfirmimin e aktakuzës ndaj kryetarit të Prizrenit Ramadan Muja dhe pesë zyrtarë të tjerë të dyshuar për korrupsion. Vendimi iu është dorëzuar në formë të shkruar palëve në proces.

Kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja, i rëndon një aktakuzë 21 faqesh, me të cilën ai dhe Sadik Paçarizi – drejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Avni Ademaj – ish-u.d. së drejtorit të Gjeodezisë dhe Kadastrës, Kadri Ukimeri – ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrës, Abdullah Tejeci – drejtor aktual i Gjeodezisë dhe Kadastrës dhe Minir Krasniqi – drejtor i Administratës, akuzohen për shpërdorim të pozitës zyrtare në dhënien e disa pronave shoqërore në shfrytëzim për disa kompani, me qëllim të përfitimit personal.Gjyqtari i procedurës paraprake, Vladimir Nikula, kohë më parë ka aprovuar kërkesën e Prokurores që po udhëheq ndjekjen penale, Natasha Vikeri për konfiskimin e dokumenteve të udhëtimit të të pandehurve./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Hashim Thaçi sot ka ditëlindjen

sh-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, feston sot 56-vjetorin e lindjes. As kësaj radhe ai nuk do të mund të festojë pranë familjarëve të tij për...

Real Madrid e mposht Barcelonën, blindon kreun e La Liga-s

Real Madrid e ka mposhtur sërish Barcelonën, duke e blinduar kreun e La Liga-s. Skuadra madrilene triumfoi me rezultat të ngushtë 3:2, me anglezin që...

Lajmet e Fundit