16.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Azem Syla: Akuzat ndaj meje, të pabaza

Deputeti i PDK-së, Azem Syla, gjatë seancës së sotme të Kuvendit ka reaguar ndaj deklaratës së deputetes, Melihate Tërmkolli e cila para disa javësh pati kërkuar dorëheqjen e tij, të Kadri Veselit dhe Adem Grabovcit, për vrasjet politike që janë bërë pas luftës.

Deputeti Syla ka thënë se për dorëheqjen e tij nuk vendos Tërmkolli, por populli që ia ka dhënë votën.

“Para pak jave, Melihate Tërmkolli kërkon dorëheqjen time dhe disa shokëve të partisë. Ajo nuk mund të vendosë për dorëheqjen time, por qytetarët”, ka thënë Syla.

Ai ka folur për proceset nëpër të cilat ka kaluar ai, duke përfshirë vuajtjet në burg, aktivitetet për liri edhe takimet që ka pasur me Ibrahim Rugovën.

Po ashtu, Azem Syla ka mohuar akuzat se e ka në pronësi hotelin ‘Grand’, hotelin ‘Victory’, “Al Trade” dhe tenderët e KEK-ut, etj. Të gjitha këto akuza sipas deputetit Syla, janë të pabaza.

Ai ka thënë se është i gatshëm t’i jap mbështetje drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare, për të vënë drejtësi në këtë vend. /Epoka e re/

Më Shumë

Suksesi në vlerësimin e brendshëm të shkallës së V-të në gjimnazin “Gjon Buzuku” të Prizrenit

Në gjimnazin "Gjon Buzuku", të enjten u zhvillua vlerësimi i shkallës së pestë për nxënësit e klasave të XI-ta. Drejtoresha e gjimnazit, Gylaj Shipkovica-Karjagdiu, njoftoi...

Arratisen me pushime Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez!

Si një nga yjet më të mëdhenj të sportit në botë, Cristiano Ronaldo ka fuqinë të kthejë kokën kudo që shkon (përveç Shteteve të...

Lajmet e Fundit