6.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

“Caritas”-i mbështet kujdesin shëndetësor shtëpiak në Suharekë

Autoritetet lokale të Suharekës kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me “Caritas Kosova”, me të cilën parashihet vitalizimi i projektit të kujdesit shëndetësor shtëpiak, me ç’rast për ofrimin e shërbimeve shëndetësore do të punësohen 50 persona, shkruan sot “Koha Ditore”.

Zyra komunale e informimit e Komunës së Suharekës pak ditë më parë ka njoftuar se kryetari Bali Muharremaj dhe drejtori i përgjithshëm i “Caritas Kosova”, Don Viktor Sopi, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi dhe bashkëfinancimi për projektin e titulluar: “Funksionalizimi i infrastrukturës për vitalizimin e projektit shtretër shtëpiakë në Suharekë (Home Care 2018)”.

Sipas ZI-së, me realizimin e këtij projekti do të përmirësohen shërbimet shëndetësore për qytetarët e kësaj komune, sidomos të atyre në zonat rurale. Në komunikatë shkruan se projekti i përbashkët i Komunës së Suharekës dhe “Caritas Kosova” ka vlerën prej 237 mijë eurosh.

Me këtë rast kryetari Muharremaj ka pohuar se ky projekt mundëson përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e kësaj ane, gjë që ka qenë edhe premtim paraelektoral i tij…

Më Shumë

32 vjeçari nga Suhareka dyshohet se i dha fund jetës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Shirokë të Suharekës, dyshohet se një person i ka dhënë fund jetës së...

Koha për spektakël në gjysmëfinale

Në fundjavë fillojnë ndeshjet gjysmëfinale të “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë, ku pritet një spektakël i basketbollit. Në gjysmëfinale do të ndeshen katër skuadrat që...

Lajmet e Fundit