8.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

FDH: Në Mushtisht u penguan lëvizja e lirë e liritë fetare

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDH Kosovë) përmes një deklarate ka shprehur shqetësim serioz për protestat e dhunshme të organizuan dje (28.08.2016) në fshatin Mushtisht të komunës së Suharekës, të cilat kishin për qëllim pengimin e vizitës së rreth 150 pelegrinëve serb nga ky fshat, të cilët për më shumë se 17 vite jetojnë si refugjatë në vendbanime të ndryshme në Serbi.

Qëllimi i vizitës ka qenë pjesëmarrja në liturgjinë e Kishës Ortodokse me rastin e festës ortodokse të Zojës së Madhe, transmeton Koha.net.

Pjesëmarrësit në këtë protestë kanë bërë shkeljen e të drejtave të pjesëtarëve të komunitetit serb, duke cenuar lirinë e lëvizjes së tyre dhe me këtë kanë shkelur Nenin 35 të Kushtetues të Republikës se Kosovës, si dhe duke penguar pjesëmarrjen në ceremonitë fetare, e drejtë e cila garantohet me Ligjin Nr. 02/L-31, për Liritë Fetare në Kosovë. Kjo protestë, si dhe protestat e ngjashme me këtë, në asnjë mënyrë nuk promovojnë të drejtën për kthimin e refugjatëve, përkundrazi, janë indikatorë të qartë se kthimi i të zhvendosurve do të përcillet me akte të ngjashme. Këto të drejta fundamentale të njeriut duhet respektuar pa asnjë kusht. Rrjedhimisht, organet e sigurisë kanë përgjegjësi të marrin të gjitha masat e parapara me ligj që shkelësit të ndiqen dhe rastet të procedohen.

Andaj, FDH Kosovë i bën thirrje Policisë së Kosovës si dhe organeve tjera gjegjëse që në mënyrë të vendosur të parandalojnë situata të ngjashme, dhe të mos lejojnë shndërrimin e këtyre protestave në dukuri të rregullta.

FDH Kosovë rikujton se edhe viteve të kaluara në data të shënuara për festat fetare ortodokse në Gjakovë dhe në Mushtisht pelegrinët serbë janë penguar që të marrin pjesë në ceremonitë fetare, thuhet në deklaratë.

Më Shumë

Tri përballje interesante në Albi Mall Superliga – vëmendja në Suharekë

Sot do të zhvillohen tri ndeshje në Albi Mall Superligën e Kosovës. Vëmendja do të jetë në Suharekë, pasi Ballkani është nikoqir i Dritës për...

Akil Gjakova lë pas problemet jashtë sportit, përfaqëson Kosovën në Evropianin e xhudos

Xhudisti Akil Gjakova do të përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Evropian për Senior që do të zhvillohet në Zagreb të Kroacisë nga 25-27 prill. Ky muaj...

Lajmet e Fundit