Gjykata Speciale fton në Hagë ish-ushtarin e UÇK’së nga Malisheva

Ahmet Rrahmanaj, ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është i ftuari i radhës i Gjykatës Speciale.

Njoftimin për këtë e ka bërë Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK’së, me kërkesë të vetë Rrahmanajt, shkruan Gazeta Express.

Ai e ka mërrë sot ftesën dhe do të udhëtojë për në Hagë me 13 maj të vitit 2019.

Ndërkohë më shumë informacione se në çfarë cilësie është ftuar, thuhet se ai do të flas sot në një prononcim për media së bashku me avokatin e tij.

Njoftimi i plotë:

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, me kërkesë të veteranit të luftës së UÇK-së Ahmet Rrahmanaj lëshon këtë:

NJOFTIM

Veterani i Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ahmet Rrahmanaj, nga fshati Bubël i komunës së Malishevës, sot ka marrë ftesë për Gjykatën Speciale, dhe do të udhëtoj për në Hagë me datën 13 maj 2019.

Për më shumë informata, do të njoftoheni sot, ku vet personi së bashku me avokatin e tij do të prononcohet për medie.

Më Shumë

Zyrtare: Divine Myles i bashkohet Bashkimit

Bashkimi po vazhdon ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri, ndërsa në mbrëmjen e sotme ka zyrtarizuar edhe afrimin e basketbollistit amerikan Divine Myles. “Mirë...

Kurban Bajrami, BIK publikon orën e faljes së namazit

Kurban Bajrami do të falet të mërkurën, më 27 maj 2026, në orën 05:40 në të gjitha xhamitë e Kosovës. Bashkësia Islame e Kosovës ka...

Lajmet e Fundit