13.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Haskuka flet për problemet në Vetëvendosje dhe ato në Prizren

Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka nga Vetëvendosje thotë se i është dukur absurd qëndrimi i ish-bashkëpartiakëve të cilët kanë thënë se do të largohen, nëse Albin Kurti kandidon për kryetar partie.

Duke folur për largimin e 12 deputetëve nga partia e Kurtit, Haskuka pranon se ka qenë sfidë e madhe largimi i atyre që veprimtarinë politike zgjodhën ta vazhdojnë në PSD.Ai thotë se nuk ka qenë e shëndoshë logjika e kundërshtimit të Kurtit për postin e të parit të Vetëvendosjes.Në një intervistë për KosovaPress, Haskuka flet edhe për problemet që ka Prizreni.

Largimet që prekën nivelin qendror të partisë, sipas Haskukës nuk kanë shkaktuar ndonjë problem në Prizren.

“Unë personalisht nuk kam menduar që do të ndodh një gjë e tillë, por njerëzit po kanë interesa të ndryshme dhe po ka gjëra të tilla që po ndodhin. Në Prizren fatmirësisht nuk kemi pasur një problem të tillë, ka pasur disa largime por, në përgjithësi nuk ka pasur problem në aspektin e strukturës organizative. Por, normal që ka qenë një sfidë e madhe. Sepse, cilado parti nëse një pjesë e deputetëve dalin nga ata, paraqet problem”, tha ai.

Më Shumë

Lajmet e Fundit