6.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

IShPK bën thirrje që të mos vritet ariu i shumëkërkuar në Prizren

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka apeluar që të mos vriten kafshët.

Përmes një postimi në Facebook – ky institut bën thirrje që të mos vritet edhe ariu i shumëkërkuar, shkruan Insajderi.

Më tej thuhet se duke ruajtur kafshët, ruajmë natyrën dhe mjedisin ku jetojmë.

Shkrimi i plotë i IKShpk-së:

 

Ruani kafshët!

 

Ruani ariun!
Ruani natyrën!
Ruani mjedisin ku jetoni!

E keni ruajtur ekosistemin dhe shëndetin tuaj!

Ndërsa, Inspektorati i Agjencionit të Pyejeve, ka dhënë autorizim për vrasjen e këtij ariu, dhe një gjë e tillë pritet të bëhet brenda 15 ditëve.

Dëmet e shkaktuara në bagëti nga ariu kanë qenë temë diskutimi para disa dite në takimin e përbashkët ndërmjet Drejtorisë për Emergjencë dhe Siguri, Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, shoqatës “Sharri”, shoqatës “Bistrica”, Drejtorisë së Parkut Nacional, Policisë së Kosovës dhe ekspertëve të faunës në komunën e Prizrenit.

Teksa, Inspektorati i Agjencionit të Pyejeve ka dhënë autorizimin për vrasjen e ariut, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka thënë se nuk kanë vendosur ende se a do ta zbatojnë apo jo këtë vendim, shkruan Insajderi.

Ariu i shumëkërkuar po cilësohet nga banorët e Prizrenit pasi që kishte shkaktuar dëme nëpër fshatrat e kësaj komune. Një qytetar kishte raporuar se 28 copë dele i ishin vrarë nga ariu. Teksa një tjetër banor ka deklaruar se nga po i njëjti ari i ishin sulmuar mbi 5 koshere me bletë. Por, e gjitha nuk fillojë këtu më parë ishte raportuar se qytetarë të kësaj ane i kishin vrarë ariut të vegjlit e tij dhe prandaj ishte egërsuar dhe kishte filluar sulmin.

Në kërkim të ariut të murrmë kanë dalë edhe ushtarë të Kosovës./Insajderi.com

Më Shumë

Shkolla ‘Bajram Curri’ në Romajë të Hasit, drejt një fushe sportive të re

Shkolla fillore “Bajram Curri” në Romajë të Hasit, shumë shpejt do të bëhet me fushë të sportit. Drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit...

Liria zyrtarisht bie nga Superliga

Liria edhe matematikisht i ka humbur gjasat për mbijetesë, ndonëse ishte dorëzuar kohë më pak. Skuadra prizrenase gjashtë xhiro para fundit nuk ka më gjasa...

Lajmet e Fundit