8.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Kjo është marrëveshja përfundimtare në mes VV-së dhe LDK-së, për qeverisjen në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), përfundimisht kanë arritur marrëveshje për ndarjen e posteve në Ekzekutivin e Prizrenit.

LDK-ja, në qeverisjen e Mytaher Haskukës, do t’i ketë tri drejtori, si dhe postin e nënkryetarit të Komunës.

Kryetari i LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, konfirmoi për “PrizrenPress”, arritjen e marrëveshjes me VV=në.

“LDK do t’i udhëheq tri drejtori, atë të Mirëqenies Socaile, Urbanizmin, Bujqësinë si dhe postin e nënkryetarit të Komunës”, tregon Avdyli për “PrizrenPress” .

Rinegoiciimi i marrëveshjes është bërë pas kërkesës së Kryesisë së LDK-së, e cila pati kërkuar udhëheqjen e këtyre drejtorive.
Marrëveshja do të nënshkruhet brenda dy ditësh.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ndërkaq ka thënë se emrat e drejtorëve do të publikohen pas zgjedhjes së kryesuesit të Kuvendit.
Seanca e Kuvendit, mbahet me 15 janar./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vjedhje në Suharekë

Një shtëpi  në Suharekë  është vjedhur  nga persona të pa njohur të cilët morën paratë e gatshme dhe stolin e ari, me vlerë të...

Kuvendi i Prizrenit bart mbi 2 milionë euro në projekte për vitin 2024

Kuvendi i Prizrenit ka miratuar sot bartjen e mjeteve të të hyrave vetanake të rritura nga ato të planifikuara për vitin e kaluar. Shuma e...

Lajmet e Fundit