11.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Kryeziu: Mustafa po synon t’i fitojë zgjedhjet përmes metodave korruptuese

Ish-nënkryetari dhe anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Eqrem Kryeziu ka akuzuar kryetarin aktual të kësaj partie, Isa Mustafën që, sipas tij, po tenton t’i fitojë zgjedhjet për kryetar të LDK-së me anë të metodave korruptuerse.

Kryeziu, në një bisedë për lajmi.net, ka thënë që për një gjë të tillë ka informacione të ketë ndodhur të paktën në degën e kësaj partie në Prizren.

“Aktualisht zotni Mustafa po shikon me metoda korruptive t’i fitojë zgjedhjet në LDK, duke i mbajt me shpresa njerëzit, duke iu thënë ju mi jepni votat, të paktën e di mirë që një gjë e tillë ka ndodhur në Prizren”, ka thënë Kryeziu.

Sipas tij, LDK-ja me këtë udhëheqje ka marrë një tatpjetëz të pandalshme që e rrezikon këtë parti të shkojë drejt shuarjes.

“Nuk kamë dhënë dorëheqje nga qejfi, kam dhënë dorëheqje sepse e kam parë që është një tatpjetëz e pandalshme, definitivisht e pandalshme e LDK-së”, ka thënë Kryeziu

Ai thotë që degradimi i LDK-së ka filluar kur kryetari aktual i saj gënjeu opinion e kësaj partie duke thënë që do të japë dorëheqje nëse nuk i fiton zgjedhjet.

“Nuk është pak me e gënjeu një komunitet siç është elektorati i kësaj partie. Pastaj rrejti edhe nja gjashtë muaj duke e lënë pa institucione Kosovën, që ishte një masakër e vërtetë, vetëm një njeri naiv nuk e kupton sa dëm i ka shkaktuar reputacionit të Kosovës si shtet”, tha ai.

Kryeziu thotë që do të ishte shumë keq që një parti civile që ka qenë 25 vjet më parë të degjenerohej e të zhdukej.

“Do të ishte dëm për skenën politike, sepse gjithmonë me qifte bëhet puna me bipolaritet, nëse LDK-ja do të zhduket, faktikisht kush do ta mbante këtë anë të polit si dysh?”, tha Kryeziu.

Sipas tij, do të gjendej një zgjidhje për nxjerrjen e LDK-së nga kjo situatë por me kusht që të mos viheshin në plan të parë interesat personale të udhëheqësve aktual.

I pyetur nëse ndonjë nga katër kandidatët aktual që pretendojnë kreun e LDK-së, Isa Mustafa, Lutfi Haziri, Fatmir Sejdiu dhe Vjosa Osmani do të mundë ta ndryshonin kursin e rënies së kësaj partie, ai thotë që nuk është i bindur që këta emra mund të sjellin ndryshime.

“Ky që është tash, që ka gjasa t’i fitojë zgjedhjet, e pranoi e tha që mburret se ka qenë në shërbim të sistemit totalitar dhe të krimit shtetëror ndaj shqiptarëve. Një pohim i tillë, me thënë të drejtën, i bënë borxhli të gjithë ata që do ia japin votën”, shprehet Kryeziu.

Sipas tij, nuk është e rëndësishme që në këtë parti mund të përsëritet kuvendi i karrigeve, kur LDK u nda në dysh, por sipas Kryeziut rreziku qëndron në privatizimin e kësaj partie nga udhëheqësit e saj.

“Nuk ka rëndësi këtu a përsëritet apo jo kuvendi i karrigeve, kjo struktura e Isa Mustafës në LDK po kërkon ta bëjë pronë personale partinë, në këtë atmosferë nuk ka rëndësi a do të ketë karrige apo jo.
Fatkeqësia më e madhe është tendenca për ta bërë një të mirë publike pronë private personale, tamam një trill komunist, ku gjithçka ka qenë shoqërore por institucionet kanë qenë private”, tha ai.

Kryeziu thotë që përveç Isa Mustafës, kandidatët e tjerë për kryetar të LDK-së janë si fëmijët e tij, meqë është zyrtari i gjallë më i vjetër i kësaj parite. Ai ka thënë që nuk mund të zgjedhë në mes të “fëmijëve” të tij edhe pse disa i ka quajtuar bixhozgji e disa “kurvar”.

”Së pari nuk më intereson që të bëhem zëdhënës i dikujt tjetër, vet përvoja ime nuk ma lejon një gjë të tillë. Por, nga ana tjetër, përveç Isës, të gjithë kandidatët e tjerë në njëfarë kuptimi janë si fëmijët e mi duke qenë se jam zyrtari i gjallë më i vjetër i LDK-së. Natyrisht, për fëmijët e vet njeriu nuk mundet të bëjë dallime të mëdha, ani pse dikush është bixhozgji, e dikush kurvar, nuk mundet, ata janë fëmijtë e tij, e përsëris në këtë aspekt edhe pse është bixhozgji, plëngprishës e lakmitarë ekstrem, megjithatë baba çka ka të bëj i gjori”, thotë Kryeziu.

Lidhja Demokratike e Kosovës të dielën do të mbajë kuvendin e saj zgjedhor, ku pritet të zgjidhet kryesia dhe kryetari i ri i këtij subjekti politik, ndërsa deri më tani publikisht e kanë shpallur kandidaturën e tyre, kryetari aktual, Isa Mustafa, ish-presidenti Fatmir Sejdiu, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe deputetja Vjosa Osmani./lajmi.net/

Më Shumë

AKP-ja shpall për shitje 26 asete, 3 lokale në Prizren

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka mbajtur të mërkurën ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr. 65, e cila përmban 26...

Ushtron dhunë ndaj bashkëjetueses, arrestohet i dyshuari në Rahovec

Në Rahovec të martën është arrestuar një person i dyshuar pasi raportohet se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare me...

Lajmet e Fundit