6.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

LDK-ja me tre deputetë të rinj

Kuvendi_i_Kosoves_7Lutfi Haziri, Imri Ahmeti dhe Sali Asllanaj pas fitores që kanë shënuar në zgjedhjet lokale do të heqin dorë nga pozita e deputetit të Kuvendit të Kosovës. Ulëset e tyre në Kuvendin e Kosovës pritet t’i zënë Agim Ademaj, Hatim Baxhaku dhe Xhavit Uka, shkruan Epoka e re.

Duke iu referuar rezultateve të KQZ-së për zgjedhjet parlamentare 2010, Agim Ademaj, kishte fituar 7 mijë e 53 vota, Hatim Baxhaku – 6 mijë e 887 vota dhe Xhavit Uka – 6 mijë e 472 vota.

Sipas nenit 25 pika 3 të Rregullores së Kuvendit të Kosovës, vendet e liruara të deputetëve, në çfarëdo rasti që përcaktohen me këtë rregull, plotësohen në përputhje me nenin 70.4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe me nenin 112 të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme i cili thotë: “Pasi një ulëse të mbetet e zbrazët, kryetari i Kuvendit i bën kërkesë me shkrim presidentit për mbushjen e ulëses së zbrazët. Një kërkesë e tillë duhet ta përfshijë edhe sqarimin se pse u lirua kjo ulëse. Pas pranimit të kërkesës, sipas paragrafit 3 të këtij neni, nëse sqarimi i dhënë është i mjaftueshëm, presidenti duhet të kërkojë nga KQZ-ja ta rekomandojë emrin e personit për ta mbushur vendin e lirë. KQZ-ja duhet që në afatin prej pesë (5) ditëve të punës nga momenti i marrjes së kërkesës, t’ia ofrojë presidentit emrin radhës së personit të ligjshëm sipas paragrafit 2 të këtij neni”.

Më Shumë

Moti sot: Shi dhe reshje bore

Në Kosovë parashihet që sot të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë, ndërsa në viset...

52 vite më parë Bekim Fehmiu vizitoi për herë të parë Shqipërinë

Më 21 prill 1972 aktori kosovar me famë botërore Bekim Fehmiu vizitonte për herë të parë Shqipërinë. Fehmiu lindi në Sarajevë më 1 qershor 1936...

Lajmet e Fundit