10.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

“DokuKino”, ia rikthen kinemanë Prizrenit

DokuKino-ErollBilibani-GramozDaullxhiuTash e15 vite kinemaja e Prizrenit është jashtë funksionit. Dokufest me mbështetje të donatorëve po arrin që të funskionalizojë këtë kinema. Hapja zyrtare do të bëhet nesër, ku do të shfaqet filmi “Thor – The Dark World”, dhe më pas, kjo kinema do të punojë me repertorë të rregullt.

“Nesër qytetit të Prizrenit do t’i kthehet kinemaja, me një kinema moderne, me teknologji digjitale dhe teknologji 3D dhe me një repertor filmash që janë prodhimi i fundit i kinematografisë botërore. Shpresojmë që kjo kinema do të jetë hapi i parë për krijimin e një rrejti të kinemave jo vetëm në Prizren por edhe në Kosovë”, ka thënë Veton Nurkollari, drejtor artistik i “Dokufest”, në konferencën për shtyp të së hënës, me rastin e hapjes së kinemasë së qytetit, kinema që nuk ka punuar tash e 15 vite. Kjo kinema sipas menaxhuesve të kinemasë “DokuKino”, do të nisë me shfaqjen e filmit “Thor – The Dark World”, në teknologjinë 3D, të martën, me fillim në ora 20:00.

Drejtori Ekzekutiv i “DokuFest” Eroll Bilibani u shpreh krenar që ëndrra e themeluesve të “DokuFest” që t’ia rikthejnë kinemanë qytetit të Prizrenit po bëhet realitet në ditëlindjen e 12-të të DokuFest. “Ideja e DokuFest gjithmonë ka qenë që Prizrenit t’i kthehet kinemaja dhe ky ka qenë edhe vizioni i organizatës tonë. Nga nesër kinemja do të filloj punën për çdo ditë”, tha Bilibani, transmeton Kultplus. Në fund, Bilibani falënderoj të gjithë ata që e mundësuan kinemanë DokuKino përfshirë Komunën e Prizrenit për ngritjen e objektit, Kompleksin Europa, Bashkimin Evropian për investimin në këtë objekt si dhe Ambasadën Norvegjeze dhe Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të cilët mundësuan blerjen e pajisjeve më të reja të teknologjisë së fundit dhe teknologjisë 3D.

Ndërsa Menaxheri i DokuKino, Gramoz Daullxhiu, foli për programin e kinemasë, duke theksuar se përveç filmave hollivudian dhe më të ri, repertori i DokuKino do të përfshij edhe filmat më të suksesshëm dokumentar të shfaqur në “DokuFest” si dhe filmat e pavarur. “Hapja solemne e DokuKino do të bëhet të martën më 03 dhjetor në ora 18:00 me shfaqjen e filmit ‘Before Midnight’ nga regjisori Richard Linklater ndërsa hapja për publik do të bëhet në ora 20:00 me filmin ‘Thor 2’ në 3D nga regjisorët Alan Taylor dhe James Gunn. Filmi Thor për momentin është në vendin e dytë të shitjes së biletave në SHBA ndërsa në Kosovë do të shfaqet për herë të parë. Gjatë javës do të shfaqim filmin dokumentar ‘Searching for Sugerman’ nga Malik Bendjelloul, i cili është fitues i Çmimit Oskar për filmin më të mirë dokumentar këtë vit si dhe filmat ‘Filth’ nga regjisori Jon Baird dhe filmi për fëminjë ‘Niko 2’ në 3D, nga Kari Juusonen dhe Jorgen Lerdam”, tha Daullxhiu.

Më Shumë

Vdes veterani i UÇK-së, Gani Maksutaj

Ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani Maksutaj.  Maksutaj ishte komandant në togun Luanat, Batalioni 2, Brigada 123. Lajmin për...

Katër libra futen në karantinë, dyshohen të jenë mbushur me arsenik

4 libra në karantinë Ata që e kanë lexuar librin “Emri i trëndafilit” i Umberto Eco-s, apo kanë parë filmin me të njëjtin titull, padyshim...

Lajmet e Fundit