4.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

LDK: Marrëveshja u arrit pas mbledhjes së KP, jo më herët

isa mustafa 3Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar më në fund. Pas shkrimeve se marrëveshja PDK- LDK është arritur para se të mbahet Këshilli i Përgjithshëm, LDK përmes një reagimi thotë se marrëveshja u arrit ditën e mërkurë, pra pas mbledhjes e jo më herët. Ndonëse është e befasishme se si kjo marrëveshje u arrit vetëm pak orë pasi iu dha “viza” për të negociuar Isa Mustafës me PDK-në edhe nga Këshilli i Përgjithshëm, LDK në këtë reagim thotë se marrëveshja nuk u arrit më herët.

Mirëpo, burime të sigurta të Gazetës Blic kanë bërë të ditur se marrëveshja është arritur rreth tre jave më parë. Sipas këtyre burimeve të afërta me Isa Mustafën, por edhe anëtarë të Kryesisë në kushte anonimiteti kanë bërë të ditur se vizita në Berlin e Isa Mustafës dhe thirrja në presionin ndërkombëtar për të hyrë me PDK-në janë kamuflazh e kësaj partie.
Këtë madje publikisht e tha edhe ambasadorja amerikane në Kosovë, e cila tha se nuk ka ndërhyrë për marrëveshjen.

Disa anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm dhe të Kryesisë e kanë akuzuar parinë e LDK-së madje edhe publikisht se “viza” e Këshillit të Përgjithshëm ka qenë vetëm një formalitet, sa për sy e faqe kinse po respektohen strukturat e partisë.
Sidoqoftë, LDK ka akuzuar mediet duke thënë se ky është një spekulim, megjithatë pa dëshmuar se si iu desht Isa Mustafës vetëm dy- tri orë për marrveshje me “armikun” e përbetuar Hashim Thaçin.

Lexojeni të plotë reagimin e LDK-së.
Eshte vertete mahnitese se deri ne cilen mase mund te shkojne spekulimet plotesisht te pabaza mediale ne Kosove. Sot neper portale spekulohet sikurse marreveshja me PDK-ne ishte arrite jave para se te behej publike. Ky eshte nje spekulim i llojit te tille dhe i cili nuk perkon fare me realitetin por as me rrjedhat logjike te ngjarjeve. Mediat jane ne dijeni per takimin ndoshat me te gjate ndonjeher te Keshillit Qendror te LDK-se, mbi kater oresh, ne te cilin i eshte dhene autorizimi strukturave partiake te negociojne me cilindo subjekt politik i cili do te garantonte poziten udheheqese te Lidhjes Demokratike te Kosoves. Keshilli ka mund te votoi edhe kunder nje autorizimi te tille, prandaj spekulimi se marreveshja ishte arrijt kohe me pare eshte plotesisht i pabaze por edhe tendencioz. Disa nga ne kane provuar deri ne momentet e fundit te realizojne marreveshjen e dhjete qershorit, por, sic edhe jane te informuara mediet, nje gje e tille ishte pamundesuar nga insistimi i AAK-se qe me cdo kusht te sigurojne poziten tanime te vetme udheheqese ne kete koalicion. Vendimi per te leshuar pe ne poziten e kryeparlamentarit ka qene vendim i perbashket i te kater subjekteve politike nenshkrues te marreveshjeve paraprake, vendim i cili ne vetvete i ka shfuqizuar te dy marreveshjet paraprake. Prandaj, i vetmi faj qe mund ti vishet LDK-se ne kete rast eshte insistimi logjik per te marre pergjegjesite ne baze te fuqise politike.

Më Shumë

Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2038 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Policia në Prizren mbajti ligjëratë në shkolla mbi temën “Dhuna në Familje”

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë në Bashkësi dhe Parandalim-DPP/Prishtinë, zbatuan Strategjinë e Inteligjencës dhe Policisë në Bashkësi. Në...

Lajmet e Fundit