12.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Maj, 2024

LDK në Zhur me kryesi të re (Dokument)

Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Zhur, në mbledhjen konstituive të mbajtur sot, ka zgjedhur dy nënkryetarë dhe sekretarin e saj.

Nënkryetar janë zgjedhur Eshref Memaj dhe Sadik Hoxhaj, ndërsa sekretar është Basri Begaj.

“Në mbledhje po ashtu me shumicë votash u aprovua kërkesa e Kryetarit të Degës që nga një përfaqësues nga nëndega Vërmicë dhe Kobaj të koptohen (hyjnë) në kryesi të kësaj Dege”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

“Po ashtu u mor vendim që një përfaqësues i Degës të merr pjesë në takimet që do të mbahen në Degën e LDK-së në Prizren, ku personi kontaktues për takim në mbledhje do të jetë Kryetari Degë, Nijazi Ademaj”. /PrizrenPress.com/

LDK ne Zhur-kryesia e re-lista

Më Shumë

Lajmet e Fundit