E premtja Speciale

Dy ditë para votimit të Gjykatës Speciale në Kuvendin e Kosovës, deputetët e koalicionit qeverisës janë të bindur se i kanë siguruar votat e nevojshme, përderisa opozita paralajmëron votën kundër.

Megjithatë, përpos opozitës janë edhe disa deputetë të partisë së Hashim Thaçit, të cilët nuk po i binden kërkesës së bashkëpartiakëve të tyre për ta votuar Specialen.

Për miratimin e amendamenteve për ndryshime kushtetuese, të cilat i hapin rrugë krijimit të Gjykatës Speciale, duhen 2/3 e votave të deputetëve, apo 80 sosh nga 120, sa ka Kuvendi i Kosovës, përfshirë këtu edhe 2/3 e votave të pakicave, apo votat e 14 deputetëve minoritarë.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, i cili është zyrtar i lartë në partinë më të madhe në vend (PDK), beson se brenda grupit parlamentar të partisë së tij do të ketë pajtueshmëri rreth miratimit të Speciales. “Mendoj se i kemi votat për ta miratuar Specialen”, ka thënë Haliti./Zëri/

Më Shumë

Ukshin Hoti, 27 vjet pa gjurmë – Një emër që vazhdon të mbetet simbol i rezistencës dhe misterit

Më 16 maj të vitit 1999 në rrethana ende të pandriçuara është zhdukur Ukshin Hoti. Veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, profesori Ukshin Hoti u...

Gjendet e mitura e raportuar e zhdukur në Prizren

Një vajzë e mitur që ishte raportuar e zhdukur në Prizren është lokalizuar nga Policia pas ndërhyrjes së shpejtë të hetuesve. Burime të afërta me...

Lajmet e Fundit