11.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Malisheva e përgatitur për shënimin e datave të Marsit

MalishevaKëshilli i Drejtorëve, i udhëhequr nga kryetari i Komunës së Malishevës,Ragip Begaj, ka mbajtur sot takimin e rregullt, ku në mesin e shumë çështjeve, është biseduar edhe për shënimin e datave me rëndësi të marsit, ku përfshihet “Epopeja e UÇK-së” e 5,6 dhe 7 mars, pastaj 7 Marsi, Dita e Mësuesit dhe 8 Marsi, Dita ndërkombëtare e Gruas. Për shënimin e këtyre tri ngjarjeve, janë para disa aktivitete.Sipas drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport, znj.Blerta Krasniqi, për nderë të shënimit të “Epopesë së UÇK-së”, bazuar edhe në agjendën shtetërore, janë planifikuar të mbahen aktivitetet zyrtare, duke filluar me një Akademi Përkujtimore, e për të vazhduar me homazhe në varrezat e dëshmorëve në komunën tonë dhe në Prekaz, si dhe aktivitete tjera që lidhen me shënimin e “Epopesë së UÇK-së”.

Ndërsa drejtori për Arsim dhe Edukim, z.Blerim Thaçi, tha se me në kuadër të shënimit të 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, përveç aktiviteteve tjera tradicionale, siç janë garat në recitim, të cilat kanë përfunduar, me datën 6 mars, do të mbahet një aktivitete me mësuesit, veteranët e arsimit dhe të tjerë, dhe ky aktivitet mbahet në Shtëpinë e Kulturës, “Tahir Sinani”, duke filluar në ora 13:00.

Po ashtu, në Shtëpinë e kulturës “Tahir Sinani”, me datën 9 mars, planifikohet të zhvillohet një aktivitet në kuadër të shënimit të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Ky aktivitet do të organizohet nga Komuna e Malishevës në bashkëpunim me OSBE-në, misioni në Kosovë.

Në mbledhjen e sotme, u diskutuan edhe çështje tjera me rëndësi, siç janë përgatitjet për evidentimit e saktë të numrit të të vrarëve në Komunën e Malishevës, dhe ngritja e një pllake përkujtimore me emrat e të vrarëve gjatë luftës së fundit.

Po ashtu u diskutua edhe për përgatitjet për fillimin e muajit të pastrimit, ku planifikohet të largohen disa deponi ilegale të mbeturinave, pastaj, projektin e rindërtimit të kadastrit, që po vazhdon në dy fshatra (Bellanicë dhe Damanek), për subvencionet në bujqësi, si dhe për përgatitjet për fillimin e sezonit për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK). E kur jemi tek EHKK, sipas drejtorit për shëndetësi, z.Hajdin Berisha, për këtë vit, në fund të shkurtit, është regjistruar edhe rasti i parë e thumbimit nga rriqrat për vitin 2015.

Nga sektori i sportit, kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, kërkoi që të fillohen procedurat dhe aktivitetet tjera për formimin e një ekipi të futbollit të madh, pasi tashmë si komunë, është planifikuar rregullimi i stadiumit dhe përmes kësaj, sportistëve të komunës sonë, t’u krijohen kushte për formimin e këtij klubi, cili fillimisht do të mbështetej edhe nga Komuna. Ekipi i futbollit, për kategorinë sendor, i mungon Malishevës, përderisa jemi një komunë, që në vazhdimësi, jep talent të futbollit.

Më Shumë

Totaj inspekton ndërtimin e obeliskut të UÇK-së

Në vazhdën e punimeve, në projektin “Ndërtimi i infrastrukturës (rrugëve dhe ambientit), turizmit kulturor në Leskovec”, sot, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku...

Vdekja e 60-vjeçares nga Rahoveci

Mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës raportoi se ka vdekur një grua nga Komuna e Rahovecit pasi e njëjta është rrëzuar nga një lartësi...

Lajmet e Fundit