8.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Muharremaj: Mirëmbajtja dhe ruajta e ambientit, prioritet i yni

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, të hënën ka zhvilluar disa aktivitete në teren.

Fillimisht, ai ka vizituar disa nga hapësirat publike të kësaj komune.

Me këtë rast, ai ka thënë se ruajtja dhe mirëmbajtja e ambientit është prioritet i komunës që drejton.

“Mirëmbajtja e ambientit dhe ruajtja e tij duhet të jetë prioritet i yni. Sot ekipet e ‘Ekoregjionit’ janë në teren duke i kryer detyrat e tyre”, ka thënë Muharremaj.

Ai, gjatë ditës se hënë ka marrë pjesë edhe në shënimin e ditës së shkollës në fshatin Bllacë, ku ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për këtë ditë, duke shpresuar që në të ardhmen të ketë kushte të mira dhe cilësi në arsim.

Më Shumë

SBAShK paralajmëron protestë më 1 maj

  Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka bërë të ditur se me 1 maj do të ketë protestë të punëtorëve të arsimit. Në njoftimin...

32 vjeçari nga Suhareka dyshohet se i dha fund jetës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Shirokë të Suharekës, dyshohet se një person i ka dhënë fund jetës së...

Lajmet e Fundit