11.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Murat Meha si Esat Toptani

Kryetari i Komisionit qeveritar për përcaktimin e vijës kufitare në mes Kosovës dhe Malit të Zi, ka reaguar pas një shkrimi të publikuar në media, ku në një hartë të një Atlasi shkollor, autor i së cilës është Meha, shihet se kufiri i Kosovës me Malin e Zi kalon në Çakorr. Po ashtu, vija kalon edhe te Kulla e Zhlebit.

Meha, në reagimin e tij thotë se Atlasi gjeografik “nuk ka asnjë devijim të kufirit të Kosovës”. Sipas tij, harta është keqinterpretuar dhe, ndonëse këto dy pika janë në vijën kufitare, thotë se “Qafa e Çakorrit është lartë te kthesat e rrugës, jashtë territorit të Kosovës ashtu si shihet rrethi i kuq në hartën”.

Duhet të kemi parasysh faktin se, z. Meha dikur ishte një njeri i varfër, kurse me një shpejtësi marramendëse u pasuruar, ndërsa sot, z. Meha ka kredibilitet për me bë demarkacionin.

Rreth kësaj çështje, analistët dhe opozita kanë theksuar se, kredibilitet i z. Meha ka rënë për toke, pas deklarimit të pasurisë së tij. Madje, këta kërkojnë që të hetohet pasuria e tij dhe anëtarët e Komisionit për Demarkacion.

Deputeti i Kosovës, Zafir Berisha, thekson për InfoPress se, për me zgjedh një çështje të rëndësisë së veçantë siç është demarkacioni, paraja dhe pasuria private duhet të jetë në rend të dytë. “Siç shihet, Murat Meha, rëndësi të veçantë e ka xhepin e vet, dhe nuk është çudi se kur emërohen kësi njerëz nëpër Komisione qeveritare kufirin ta afrojnë edhe te Sheshi Skënderbeu. Koha po tregon se njerëzit që janë pasuruar në kurriz të popullit janë në gjendje me vu në pikëpyetje sovranitetin e vendit”, pohon ai.

Ndërsa, Sadri Ramabaja nga Lëvizja Vetëvendosje, thekson se, kredibilitet shkencor i kreut të Komisionit shkencor tashmë është dëshmuar si i paqëndrueshëm. “Kredibiliteti moral i tij, pas publikimit të pasurisë së tij, është për toke. Rrjedhimisht, ai do të mund të shpëtonte pa hy në histori si person që me vetëdije ka shkelur interesat e vendit, duke hy në rresht me Esat Toptanin, vetëm nëse dorëhiqet. Me aktin e dorëheqjes, ai i bën një shërbim të madh atdheut, i heq maskën edhe urdhëdhënëve të tij”, potencon Ramabaja.

Ndërsa, Anëtari i Kryesisë së NISMA -s për Kosovën, Bilall Sherifi thekson se, debati publik mbi marrëveshjen e demarkacionit katërçipërisht ka dëshmuar se këta njerëz nuk kanë kredibilitet për t’ju besuar. “Fatkeqësisht në këtë lojë kundër vendit hise kanë edhe ish ministrat e jashtëm Hoxhaj dhe Thaçi të cilët e kanë pranuar rezultatin e kësaj marrëveshje. Tani mbrojtës më i madh i kësaj marrëveshje është Isa Mustafa i cili përveç mbrojtjes së postit të tij asnjë arsye tjetër për të mbrojtur këtë marrëveshje nuk ka”, thotë Sherifi.

Kurse, ish deputeti Driton Tali, pohon se Murat Meha më anëtarët e Komisionit duhet të hetohen, pasi dyshon se ka lidhje me korrupsionin. “Murat Meha jo që nuk ka kredibilitet, por ai duhet hetuar edhe për pasurinë e krijuar aq shpejtë, dhe gjithsesi, ai së bashku me anëtarët tjerë të Komisionit, duhet hetuar për demarkacionin. Unë shumë dyshoj se aty ka hile të mëdha të cilat lidhen me korrupsion”, thekson Tali.

/Gazeta InfoPres

Më Shumë

Moti sot: Shi dhe vranësira

Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu. Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me...

Dënohen Ballkani e dy zyrtarë, po edhe trajneri i Dritës

Klubi i Ballkanit është dënuar me gjobë 1200 euro, videoanalisti i FC Ballkanit, Ardi Kabashi me gjobë prej 500 euro dhe zyrtari i Ballkanit,...

Lajmet e Fundit