3.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Mustafa paralajmëron dialog brendapartiak për zhbllokim

Isa Mustafa LDKLideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, partisë që nga zgjedhjet e 8 qershorit doli e dyta përnda numri i deputetëve, por që pas zgjedhjeve ndërtoi një koalicion me AAK-në,

Nismën dhe Vetëvendosjen, një numër të mjaftueshëm deputetësh për të ndërtuar institucionet, përmes rrjetit social Facebook ka rikujtuar sot pesëmujorin nga ai fillim, që ende s’e ka gjetur fundin.
Po e japim të plotë postimin e tij.

Po përfundojnë pesë muaj nga Marrëveshja e LDK-së me AAK-në dhe Nismën , të cilës më vonë iu bashkëngjitë edhe Lëvizja VV dhe përpjekjes sonë, që duke respektuar procedurat demokratike, si shumicë parlamentare të konstituojmë Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe Qeverinë e saj.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mos ta njohur vullnetin e shumicës në Kuvend dhe për t’ia adresuar të drejtën vetëm PDK-së për propozim të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, krijoi një situatë në të cilën koalicioni parazgjedhor në krye me PDK-në ka bllokuar vendin, sepse në mungesë të votave nuk po procedon me vazhdimin e seancës konstiutive të Kuvendit, kurse koalicioni paszgjedhor në krye me LDK-në i ka votat, por Gjykata ia ka mohuar të drejtën për të propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit.

Gjatë gjithë kësaj kohe ne kemi bërë përpjekje që edhe në vendin tonë të aplikohen standarde të sistemit demokratik parlamentar, ku shumica parlamentare vendosë. Por vendi ka mbetur peng i një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, kurse LDK dhe as subjektet e tjera të koalicionit paszgjedhor , edhe pse kanë kërkuar zgjidhje të arsyeshme, kanë respektuar institucionet e vendit si shprehje e kulturës së tyre shtetërore.

Qytetarët e kanë dhënë verdiktin e tyre në zgjedhjet e qershorit të këtij viti. Asnjë parti dhe koalicion parazgjedhor nuk ka arritur shumicën që të formojë institucionet. Koalicioni paszgjedhor LDK, AAK, Nisma dhe marrëveshja me VV kanë siguruar shumicën parlamentare.
Me këtë shumicë ne mund të konstituojmë qeverinë e Republikës së Kosovës dhe me përkrahje të deputetëve të partive joshumicë do të arrijmë 2/3 e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Objektivi ynë është që të bëjmë ndryshime pozitive në qeverisjen e vendit. Ky është objektiv që iu përkushtohet qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe partneritetit tonë ndërkombëtar. Prandaj, duke respektuar fuqinë e votës dhe përkushtimin e deritanishëm të LDK-së, AAK-së, Nismës dhe VV si dhe vullnetin e partive joshumicë, ne mund dhe duhet t’ia ofrojmë Kosovës një qeveri stabile dhe efikase.

Në ditët në vijim do të mbajmë konsultat me degët dhe organet e LDK-së si dhe me partnerët tanë të koalicionit në mënyrë që të gjejmë zgjidhjen e pranueshme për shumicën dhe për Kosovën. Vendi nuk ka nevojë të shkojë në zgjedhje, vendi ka nevojë të ketë zgjidhje. Prandaj, të gjithë ne duhet të reflektojmë karshi gjendjes së krijuar.

Më Shumë

Vjedhje në Suharekë

Një shtëpi  në Suharekë  është vjedhur  nga persona të pa njohur të cilët morën paratë e gatshme dhe stolin e ari, me vlerë të...

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren – Tetovë

Marrëveshja për hartimin e projektit për ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren, ka nxitur debat të ashpër mes deputetit të PDK-së Ferat Shala dhe...

Lajmet e Fundit