13.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Në 100 vjetorin e masakrës së Gurbardhit, filloi rregullimi i varrezave të 22 martirëve

100 vjet më parë, në fshatin Gurbardh, kishte ndodhur një prej masakrave më të mëdha të asaj kohe, ku forcat serbo-malazeze, kishin vrarë 22 banorë të fshatit. Në kujtim të kësaj masakre dhe në kujtim të të vrarëve, sot kanë filluar punimet për rregullimin e varrezave të martirëve, të vrarë në këtë masakër.

Në fillimin e punimeve për rregullimin e këtyre varreza morën pjesë edhe kryetari Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, nënkryetari Hajdin Berisha dhe drejtori i Inspektoratit, Dibran Kastrati, të cilët janë pritur nga kryetari i fshatit Gurbardh, Bashkim Berisha dhe mësuesi Haxhi Berisha. Këta të fundit e kanë falënderuar komunën për realizimin e këtij projekti, për rregullimin e varrezave.

Projekti për rregullimin e varrezave të 22 të vrarëve në masakrën e Gurbardhit, të vrarë njëqind vite më parë, financohet nga Komuna e Malishevës.

Më Shumë

“Fortnight”, kënga e re e Taylor Swift thyen rekord!

Kënga e re e Taylor Swift “Fortnight” po korr një sukses të jashtëzakonshëm. Spotify së fundmi njoftoi se kënga e 34-vjeçares “Fortnight”, me Post...

Trepça fiton ndaj Prishtinës në gjysmëfinalen e parë

Trepça ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 87:81 (22:19, 21:20, 21:16, 23:26) Kevin Capers kishte 13 pikë, 4 kërcime e...

Lajmet e Fundit