3.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

NISMA i bashkohet Vetëvendosjes për protestë

Limaj ne protesteEdhe Nisma për Kosovën i është përgjigjur pozitivisht thirrjes për protestë nga Vetëvendosje.

Ky subjekt politik opozitar, përmes një komunikate për media, u ka bërë thirrje anëtarësisë dhe të gjithë qytetarëve që të dalin nesër në orën 12 në Prishtinë.

“NISMA për Kosovën, duke i konsideruar më se të drejta shqetësimet e qytetarëve të vendit, kërkesat e tyre për shkarkimin e ministrit Jabllanoviq dhe për sjelljen në Kuvend të ligjit për Trepçën, fton të gjithë qytetarët, anëtarët dhe simpatizantët e saj që të përkrahin dhe të marrin pjesë në protestën që organizohet nesër me datë 27 janar 2015, në ora 12:00, në Prishtinë”, thuhet në njoftimin për media të Nisma-s.

Më Shumë

52 vite më parë Bekim Fehmiu vizitoi për herë të parë Shqipërinë

Më 21 prill 1972 aktori kosovar me famë botërore Bekim Fehmiu vizitonte për herë të parë Shqipërinë. Fehmiu lindi në Sarajevë më 1 qershor 1936...

114 vjet nga vdekja e shkrimtarit të shquar Mark Twain

Samuel Langhorne Clemens (30 nëntor 1835 – 21 prill 1910) njihet me emrin Mark Twain (Mark Tuejn), ishte një autor dhe humorist amerikan. Ai...

Lajmet e Fundit