3.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Pacientët e Spitalit të Prizrenit në hall, detyrohen t’i blejnë barnat e listës esenciale

Furnizimi me barna për spitalin rajonal të Prizrenit dhe QKMF-të e këtushme po ngec me të madhe. Këtë e thotë për gazetën “Kosova Sot” Dr. Afrim Avdaj, drejtor i përgjithshëm i Spitalit Rajonal të Prizrenit. “Nuk jemi shumë të kënaqur me furnizimin me barna të listës esenciale nga Ministria për spitalin tonë, por më duhet të them se nuk jemi edhe shumë keq. Prandaj edhe ndoshta pacientët kur kanë nevoja për ilaçe jashtë listës po detyrohen t’i blejnë”, u shpreh ai për gazetën. Ai tutje tha se është në dijeni për disa ankesa të pacientëve që shprehin pakënaqësi me mungesë të barnave të listës esenciale që detyrohen t’i blejnë,shkruan gazeta Kosova Sot.

Në qendrën emergjente plotësohen nevojat

Prizreni si komunë ka 45 objekte të shëndetit primar, shprehet Dr. Nexhip Berisha, shef i Shëndetësisë Primare. Ai shpjegon se komuna e Prizrenit ka një QKMF, një objekt të Emergjencës, 27 AMF, 16 QMF. “Kjo ka bërë që Prizreni të jetë njëra ndër komunat që më së shumti ka treguar përkushtim sa i përket ndërtimit të ambulancave, pastaj Qendrave Shëndetësore dhe bashkë me të edhe Qendrave Familjare. Falë angazhimit të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Drejtorisë së QKMF-së ka arritur që me mjete vetjake të bëjë shumë në këtë drejtim”, është shprehur ai. Edhe Berisha ankohet në pamundësinë e furnizimit me barna nga Ministria e Shëndetësisë.

Ai ankohet se Ministria nuk arrin të mbulojë më shumë se 60 për qind të nevojave, kurse harxhimet e tjera nga buxheti i mbulojnë pjesën që mbetet.” Pjesën tjetër mundohemi ta mbulojmë, sidomos nevojat që i ka Qendra Emergjente. Unë mund të them se Qendrën e re Emergjente nga buxheti ynë vetjak e mbulojmë me rreth 50 për qind të nevojave. Kjo domosdo se na detyron të apelojmë që të bëhet decentralizmi i mjekësisë primare. Ngase buxheti i caktuar për komunën e Prizrenit,nëse decentralizohet do të menaxhohej shumë më mirë”, është shprehur ai. Dr. Berisha tregon se AMF-të janë kryesisht në fshatrat e thella, qofshin ato malore apo fushore dhe atje mjeku viziton dy herë në javë dhe pjesën tjetër e bëjnë motrat medicinale.

“Kurse në QKF mjeku punon nga pesë ditë në javë dhe kështu arrijmë të kemi edhe mbikëqyrje më stabile të shëndetit mjekësor”, thekson ai. Shton se tashmë është bërë tradicionale që të organizojnë vizita sistematike të nxënësve të klasave të para, të pesta e të nënta. “Jemi e vetmja komunë në Kosovë që i kryejmë këto vizita”, ka spikatur ai.

Pacientët ankohen

Pacientë Asime Berisha, Halil Gashi e Mitat Krasniqi tregojnë se gjatë qëndrimit të tyre nëpër spitale shpesh ishin detyruar të blinin ilaçet në mungesë të barnave. Mirëpo, drejtori i këtij spitali, Dr. Afrim Avdaj shprehet se të gjitha këto ankesa i duken paksa të fryra. “Më duhet të them se lista e barnave esenciale ka mungesë, por me një përqindje të vogël, kurse ilaçet jashtë kësaj liste edhe mund të kërkojnë të blihen, por jo në të gjitha rastet”, është shprehur ai. Shton se kanë disa kritere për lirimin e disa kategorive si ato të gjendjes sociale, të pensionistëve si dhe i kanë liruar edhe anëtarët shoqatave të dala nga lufta, sidomos ato të invalidëve dhe të tjerë, dhe kjo ndikon edhe në çështjen e furnizimit. “Presim që në fillim të vitit 2017 të fillojnë edhe me sigurimet shëndetësore dhe ky do të jetë një shpëtim për të gjithë”, tregon ai.

(Kosova Sot)

Më Shumë

Totaj e Lladrovci diskutojnë për një bashkëpunim ekonomik

Në një takim zyrtar sot, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj priti kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, në prani të miqve anglezë. Diskutimet u fokusuan...

Real Madrid e mposht Barcelonën, blindon kreun e La Liga-s

Real Madrid e ka mposhtur sërish Barcelonën, duke e blinduar kreun e La Liga-s. Skuadra madrilene triumfoi me rezultat të ngushtë 3:2, me anglezin që...

Lajmet e Fundit