8.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Pamje të rralla kur Kadri Veseli gjuan me kallashnikov

Ishte qershori i vitit 1998. Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte konsoliduar në masë radhët e veta. Aktivitetet e tyre zhvilloheshin kryesisht nëpër zona më të thella.

Për çdo aksion që zhvillonte, UCK-ja njoftonte opinionin përmes komunikatave për shtyp.

Në një moment Shtabi Qendror kishte vendosur që të dilnin publikisht përmes një konference për shtyp.

Udhëheqësve të luftës u duhej një gazetar para së cilit do të paraqitej në Kleçke, zëdhënësi i UCK-së, Jakup Krasniqi.

Për këtë arsye Hashim Thaçi, ishte takuar Nuhi Bytyqin; gazetar i cili vullnetarisht u ishte ofruar UCK-së për të raportuar për aksionet e tyre.

Pas disa ditësh, pas mesnate Bytyqi pranoi një telefonatë nga Thaçi.

Duke u lajmëruar me pseudonimin Bashkimi, ai lajmëroi atë për xhirim të  paraqitjes së parë publike të zëdhënësit të UCK-së.

Kështu edhe ndodhi.

Bytyqi u takua atë ditë me komandant Lulin.

Kadri Veseli i dërgoi deri në Terpezë, aty ku u pritën nga Haxhi Shala që do t’i përcillte për në Kleckë, aty ku edhe ishe Shtabi i njësitit Celiku.

Në odën e nipave të Fatmir Limajt në Kleçke, atë natë gazetari dhe kameramani i vetëm kosovar, qenë dëshmitarë të paraqitjes së parë publike të UCK-së.

Duke thënë se ishte nder për të që qe dëshmitarë dhe reporter i asaj ngjarje, ai thotë për FRONTAL se ishte i pamundur xhirimi dhe montimi në Kleçkë, e për këtë arsye iu desh të mbante të fshehur identitetin e tij.

Megjithatë Bytyqi i bëri disa pyetje zëdhënësit të UCK-së, Jakup Krasniqit.

Me një kamerë të vogël digjitale, e pa ndriçim, kameramani Abaz Zeka, xhiroi atë paraqitje që u morr edhe nga shumica e mediave botërore.

Në këtë xhirim shihen pjesë nga prapaskenat e xhirimit që deri tash nuk janë bërë publike.

Bytyqi nuk e dinte si do rrjedhte fati më pas, prandaj bëri edhe një foto me njeriun që mbajti konferencën e parë.

Bashkë me Jakup Krasniqin e Kadri Veselin, xhirimi i asaj nate ishte shikuar disa herë.

Duke shpjeguar se ajo natë ishte e mbushur me shumë emocione për të gjithë ata që merrnin pjesë, e njëjta vlente edhe për mënyrën se si ai xhirim u dërgua deri në Tiranë, për transmetim në Televizionin Shqiptar.

Me 15 qershor në lajmet për Kosovën në Televizionin shqiptar që transmetoheshin në orën 18:35, dhe në lajmet qendrore të orës 20:00, u transmetua ajo paraqitje.

Megjithatë, diçka ishte prerë nga deklarata e asaj nate.

Më pas Bytyqi u bë zëri i luftës së UCK-së përmes valëve të RTSH-së.

Gazetari kosovar dhe kameramani, Abaz Zeka, janë janë dëshmitarë të aksioneve dhe aktiviteteve më të rëndësishme të UCK-së.

Bytyqi kishte kryer me përkushtim punën e ti madje duke rrezikuar shumë.

Pak kishte besuar se do mbetet gjallë dhe t’u rrëfente pasardhësve të tij për punën që ka bërë si gazetar nga zonat e luftës.

Në arkivin personal të tij ka shumë xhirime nga lufta që pak kush i ka parë deri më tash.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/pamje-te-rralla-kur-kadri-veseli-gjuan-me-kallashnikov-548501/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Më Shumë

Sot votohet për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat në veri

Sot në katër komunat në veri të vendit do të votohet për ose kundër shkarkimit të kryetarëve shqiptarë në këto komunat. Komunat që do të...

Aksion simbolik në Prizren: Mbillen 30 fidanë në shenjë të Ditës së Tokës

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prizren, ka organizuar sot një aksion simbolik për mbjelljen e 30 fidanëve për shënimin e Ditës së Tokës dhe...

Lajmet e Fundit