17.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Prizren: 70 -vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve që mori në vendin e tij të punës(Video)

70-vjeçari, Ragip Syla, ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra në vendin e tij të punës.

Ky është rasti i dytë brenda tri javësh në Komunën e Prizrenit, raporton KTV.

Sipas policisë, ai fillimisht ishte dërguar për tretman mjekësor në qendrën spitalore rajonale Prizren, e më pas edhe në QKUK, ku edhe ka vdekur.

Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore.

Në fshatin Lubizhde te komunës së Prizrenit një i moshuar derisa ishte duke punuar në zdruktharinë mbrapa nesh kishte rënë nga disa metra lartësi dhe nga lëndimet e marra kishte vdekur në QKUK.

E derisa të dalë raporti i obduksionit, vdekja e të moshuarit nga fshati Celinë e Komunës së Rahovecit është cilësuar si aksidentale.

KTV-ja ka provuar të marrë një qëndrim edhe nga pronarët e zdrukthtarisë, mirëpo kontakti me ta ka qenë i pamundur.

E, më 30 qershor ka humbur jetën një 17-vjeçar në vendin e tij të punës në një fabrikë në rrethinë të Prizreni.

Më Shumë

Moti sot: Shi dhe reshje bore

Në Kosovë parashihet që sot të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë, ndërsa në viset...

Trepça fiton ndaj Prishtinës në gjysmëfinalen e parë

Trepça ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 87:81 (22:19, 21:20, 21:16, 23:26) Kevin Capers kishte 13 pikë, 4 kërcime e...

Lajmet e Fundit