19.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Maj, 2024

Rahoveci e Malisheva me nga një deputet

Komunat të cilat nuk do të kenë asnjë përfaqësues të tyre në Kuvendin e Kosovës: Kaçaniku, Vitia, Hani i Elezit, Obiliqi dhe Fushë Kosova. Asnjëri nga kandidatët e këtyre komunave për deputetë nuk ka arritur të marrë vota të mjaftueshme për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Komuna e Kaçanikut, e Vitisë, e Hanit të Elezit, e Obiliqit dhe e Fushë Kosovës do të mbesin pa asnjë deputet në Kuvendin e Kosovës, kurse ajo e Malishevës do ta ketë vetëm një deputet në Kuvend.

Sipas të dhënave të KQZ-së, rreth 15 mijë persona kanë votuar në komunën e Kaçanikut, në atë të Vitisë rreth 19 mijë, në Han të Elezit mbi 3 mijë e 500 persona, në Fushë Kosovë 17 mijë persona dhe në Obiliq 12 mijë.

Komunat të cilat do të kenë më së shumti përfaqësues në Kuvendin e Kosovës do të jenë ajo e Prishtinës me 14 deputetë, ajo e Skenderajt me 12, Komuna e Pejës po ashtu me 10 deputetë dhe Komuna e Gjilanit me 9 deputetë, shkruan tutje “Zëri”.

Komunat të cilat do të kenë më së paku deputetë janë: ajo e Rahovecit, e Kamenicës dhe e Malishevës, me nga një deputet

Më Shumë

Reshjet e shiut – Policia del me apel për shoferët

Bazuar në ndryshimin e kushteve atmosferike dhe reshjeve të shiut, Policia e Kosovës ka dalë me një apel për të gjithë shoferët. Përmes një postimi...

MPB me vendim për patentë shoferët jolegale në Kosovë

Ministria e Punëve të Brendshme ka nxjerrë vendimin që mundëson kalimin nga patentë shoferi i lëshuar nga institucionet jolegale serbe në Kosovë, në ato...

Lajmet e Fundit