16.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Rexhaj i “Vetëvendosjes” në Prizren pritet të përballet në gjykatë me drejtorin Çoçaj

nexhati cocaj arber rexhajKryetari i degës së “Vetëvendosjes” në Prizren Arbër Rexhaj, 2 vjet e gjysmë më parë kishte deponuar kallëzim penal në Prokurorinë e Prizrenit kundër Nexhat Çoçajt, drejtorit të Arsimit në këtë komunë për keqpërdorimin e “Javës së Remzi Ademajt”. Tash ky kallëzim është pjesë e aktakuzës së ngritur ndaj Çoçajt. Rexhaj është i gatshëm të përballet në gjykatë me drejtorin.

“Vetëvendosje” në gusht të vitit 2012 në kallëzimin e saj penal shfaqte dyshimin e bazuar se drejtori i Arsimit Nexhat Çoçaj së bashku me arsimtarin Bekim Thaçi kanë kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Në aktakuzën kundër Çoçajt të ngritur nga Prokuroria Themelore e Prizrenit, kallëzimi i “Vetëvendosjes” është përfshirë në pikën katër.

Njëri nga dëshmitarët e propozuar nga prokuroria që pritet për t’u dëgjuar në gjykatë është Arbër Rexhaj që dorëzoi padinë në emër të “Vetëvendosjes”.

Rexhaj kur foli për KALLXO.com tha se është i gatshëm të përballej me Çoçajn në gjykatore.

“Duke pasur para vetes fakte të pamohueshme, pas tre vjetësh të kallëzimit penal të cilin e pata deponuar prej Lëvizjes “Vetëvendosje” në Prokurori, i konfirmohet aktakuza dretorit të arsimit për keqpërdorimin e mjeteve të ‘Javës së Remzi Ademajt’ tha Rexhaj.

Ai bën me dije se ngritja e kësaj aktakuze tregon qartë se pushtetarët e Prizrenit nuk kanë kursyer as emrat e dëshmorëve të kombit për t’u pasuruar.

“Me ngritjen e kësaj aktakuze, konfirmohet edhe vjedhja e pushtetarëve prizrenas, në emër të dëshmorëve të kombit” tha i pari i Vetëvendosjes në Prizren, Arbër Rexhaj.

Drejtori i Arsimit në Komunën e Prizrenit, Nexhat Çoçaj, akuzohet nga Prokuroria Themelore në Prizren për pesë pika të aktakuzës, të gjitha për kryerje të veprës penale të keqpërdorimit të pozitës ose autoritetit zyrtar.

Në pikën katër të aktakuzës që ka marrë për bazë kallëzimin penal të “Vetëvendosjes” thuhet se Nexhat Çoçaj dhe Bekim Thaçi keqpërdorën paratë e destinuara për manifestimin që i kushtohej Remzi Ademajt, komandantit të UÇK-së të shpallur Hero i Kosovës nga presidentja Jahjaga në pesëvjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Sipas kësaj pike, i akuzuari Bekim Thaçi, si kryetar i Këshillit Organizativ “Manifestimi i Javës Remzi Ademaj”, pas alokimit të mjeteve nga Komuna në shumën prej 12 mijë eurosh në xhirollogarinë e tij bankare, menjëherë sikurse në vitin 2010, shumën e tij bankare prej 3 mijë euro i bart të akuzuarit Nexhat Çoçaj.

“Më pas, më datën 06 maj 2011, në emër të huazimit i bart sërish te Çoçaj, shumën prej 9 mijë euro, të cilat Çoçaj, pa procedurë tenderimi ua ka paguar si fatura furnitorëve, ka tërhequr para nga llogaria rrjedhëse, po ashtu ka paguar këstin e kredisë dhe këstin e qirasë dhe ka bërë blerje nëpër qendra tregtare”, thuhet në .

“Po ashtu, në xhirollogarinë e Nexhat Çoçajt, më datën 29.08.2011, janë derdhur mjetet në shumën prej 3 mijë e 500 euro, ndërsa më datë 21.11.2011, është derdhur shuma prej 2 mijë euro, të gjitha këto shpenzime janë bërë, jashtë destinimit për të cilin ishin alokuar mjetet për të mbuluar shpenzimet e manifestimit”, vijon kjo pikë e aktakuzës./kallxo.com/

Më Shumë

Reja, afër të emërohet trajner i skuadrës në Seria A

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Edoardo Reja raportohet se mund të marrë drejtimin e skuadrës së Udineses deri në përfundim të këtij sezoni. Mediet...

Universiteti “Ukshin Hoti” arrin marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Karamanoglu Mehmetbey nga Turqia

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Universiteti Karamano?lu Mehmetbey nga Turqia, sot kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi. Siç bëhet e ditur sipas njoftimit, marrëveshja është...

Lajmet e Fundit