6.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Sali Asllanaj jep dëshmi në gjyq

Kryetari i Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj, ka dëshmuar në gjykimin e drejtorit të Shërbimeve Pronësore-Juridike, Sylejman Hoxha, i cili akuzohet se në mënyrë të kundërligjshme nënshkroi kontratë për dhënien e tokës së Komunës në shfrytëzim të përkohshëm me qira.

Asllanaj tha se pronën në fjalë drejtori Hoxha e ka gjetur duke u shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme, në periudhë prej 1 viti.

“Pastaj, drejtori ka bërë një veprim të mirë në interes të Komunës me lidhjen e kësaj kontrate, pa u cenuar të drejtat e askujt”, tha kryetari i Komunës së Suharekës, i cili ishte dëshmitar i thirrur nga Prokuroria.

Megjithatë, kur u pyet nga prokurorja Ervehe Gashi nëse i akuzuari ka pasur autorizim për ta nënshkruar kontratën në fjalë, dëshmitari Asllanaj tha se nuk ka pasur autorizim.

“A ka pasur autorizim me shkrim nga ju si kryetar i komunës së Suharekës, për të nënshkruar kontratën. Jo, nuk ka pasur, por ka pasur konsultime me mua”, tha Asllanaj

Sipas Asllanajt, zbrazëtirat ligjore kanë ndikuar që të nënshkruhet kjo kontratë.

“Ligji e rregullon vetëm dhënien në shfrytëzim të tokës prej 1 deri 15 vite dhe prej 1 deri në 99 vite, por jo edhe deri në një vit, pasi kjo periudhë nuk është e rregulluar me ligj”, tha kryetari Asllanaj.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurorja, drejtori i Shërbimeve Pronësore-Juridike, tha se ndihet i pafajshëm.

Në këtë shqyrtim u dëgjuan edhe dëshmitarët Muharrem Kuqi, ish-zyrtar i Sportit në Komunën e Suharekës, i cili tha se uzurpimi i pjesës së stadiumit ka filluar me nisjen e ndërtimit të objektit nga ndërtuesi.

“Me fillimin e ndërtimit të objektit ka filluar edhe uzurpimi i një pjese të stadiumit për nevojat e kompanisë, por tani kjo pjesë është liruar”, tha ai.

Po ashtu, në këtë seancë u dëgjua edhe Saranda Kuqi, zyrtare për uzurpime pranë Drejtorisë për Shërbime Pronësore-Juridike, e cila tha se vetëm e ka arkivuar kontratën dhe nuk ka pasur tjetër përgjegjësi në këtë rast.

Sipas aktakuzës, Sylejman Hoxha akuzohet se më 12 mars të vitit 2014, në cilësinë e personit zyrtar, duke shfrytëzuar detyrat zyrtare i tejkalon kompetencat e tij me qëllim që të përfitojë çfarëdo dobie pasurore për personin tjetër dhe më këtë rast shkel me dashje ligjin duke lidhur kontratë mbi dhënien e tokës së Komunës në shfrytëzim të përkohshëm me qira me ndërmarrjen “UNICOM” për vendosjen e përkohshme të mjeteve të punës, me çka ka kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar.

Seanca do të vazhdojë edhe nesër, ku do të dëgjohen edhe tre dëshmitarë. /Kallxo.com/

Më Shumë

Policia në Prizren mbajti ligjëratë në shkolla mbi temën “Dhuna në Familje”

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë në Bashkësi dhe Parandalim-DPP/Prishtinë, zbatuan Strategjinë e Inteligjencës dhe Policisë në Bashkësi. Në...

Sara Gjordeni shtatzënë- Reagon për herë të parë Bardhi

Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmin e konfirmoi vetë dyshja përmes një postimi në rrjetet sociale. Ishte ish-banorja e...

Lajmet e Fundit