14.8 C
Prizren
E mërkurë, 1 Maj, 2024

U përkujtua dëshmori, Alush Kryeziu( Video)

Me nderime , të premtën në varrezat e lagjes “ Arbana”, është përkujtuar dëshmori i kombit, Alush Kryeziu, në 27 vjetorin e rënies së tij heroike. Në këtë vend me 19 Prill të vitit 1992 dhe në këtë rrugë që mban emrin e dëshmorit në lagjen “ Ortakoll”, në përballje me policinë famëkeqe serbosllave, ka rënë heroikisht komandanti i njësitit gueril “ 003”, Alush Kryeziu, i cili të premtën është përkujtuar me homazhe pranë varrit të tij në lagjen ‘ Arbana”, nga familjarë, miq, bashkëveprimtarë, qytetarë, veteranë e invalidë të luftës dhe drejtues të Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Prizren.

Bashkëveprimtari i dëshmorit, ish komandanti i brigadës 128-të të UÇK-së, Ruzhdi Saramati, tha se dëshmori , Alush Kryeziu me shokë, me veprimtarinë e tij patriotike në kohët më të vështira të popullit tonë, ishin udhërrëfyes të brezave që vazhduan rrugën për çlirimin e vendit. Në emër të familjes, të gjithë ata që nderuan dëshmorin jo vetëm me homazhet e sotme, i ka falënderuar djali i i madh i dëshmorit, Neziri, i cili tha se familja është ballëhapur për sakrificën e anëtarit të saj të shtrenjtë për lirinë e Kosovës, dhe gjithmonë do vazhdojmë me krenari t’i shërbejmë interesave të popullit dhe atdheut, për të cilën çështje u flijua edhe babai ynë, theksoi ai.

Ndryshe, të gjitha aktivitetet atdhetare të Alush Kryeziut, kishin rënë në sy të spiunëve, dhe në mesnatën e datës 19.04.1992, në lagjen “Ortakoll”, atij i vihet prita, dhe pas shpine qëllohet me plumba nga policë serbosllav, duke mos mundur që për disa orë pa ndihmë të askujt, mos t’i shpëtojë plagëve vdekjeprurëse.

Pjesëmarrësit e këtij tubimi, mbesin me shpresë se, organet kompetente do të vendosin shumë shpejt që dëshmori, Alush Kryeziu, të prehet i qetë bashkë me bijtë më të shtrenjtë të kombit në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, të cilët u flijuan për çlirimin e Kosovës./TV Prizreni/

NË 27 VJETORIN E RËNIES HEROIKE, PËRKUJTOHET ME NDERIME, DËSHMORI I KOMBIT, ALUSH KRYEZIU

NË 27 VJETORIN E RËNIES HEROIKE, PËRKUJTOHET ME NDERIME, DËSHMORI I KOMBIT, ALUSH KRYEZIUMe nderime , të premtën në varrezat e lagjes “ Arbana”, është përkujtuar dëshmori i kombit, Alush Kryeziu, në 27 vjetorin e rënies së tij heroike. Në këtë vend me 19 Prill të vitit 1992 dhe në këtë rrugë që mban emrin e dëshmorit në lagjen “ Ortakoll”, në përballje me policinë famëkeqe serbosllave, ka rënë heroikisht komandanti i njësitit gueril “ 003”, Alush Kryeziu, i cili të premtën është përkujtuar me homazhe pranë varrit të tij në lagjen ‘ Arbana”, nga familjarë, miq, bashkëveprimtarë, qytetarë, veteranë e invalidë të luftës dhe drejtues të Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Prizren. Bashkëveprimtari i dëshmorit, ish komandanti i brigadës 128-të të UÇK-së, Ruzhdi Saramati, tha se dëshmori , Alush Kryeziu me shokë, me veprimtarinë e tij patriotike në kohët më të vështira të popullit tonë, ishin udhërrëfyes të brezave që vazhduan rrugën për çlirimin e vendit. Në emër të familjes, të gjithë ata që nderuan dëshmorin jo vetëm me homazhet e sotme, i ka falënderuar djali i i madh i dëshmorit, Neziri, i cili tha se familja është ballëhapur për sakrificën e anëtarit të saj të shtrenjtë për lirinë e Kosovës, dhe gjithmonë do vazhdojmë me krenari t’i shërbejmë interesave të popullit dhe atdheut, për të cilën çështje u flijua edhe babai ynë, theksoi ai. Ndryshe, të gjitha aktivitetet atdhetare të Alush Kryeziut, kishin rënë në sy të spiunëve, dhe në mesnatën e datës 19.04.1992, në lagjen “Ortakoll”, atij i vihet prita, dhe pas shpine qëllohet me plumba nga policë serbosllav, duke mos mundur që për disa orë pa ndihmë të askujt, mos t’i shpëtojë plagëve vdekjeprurëse. Pjesëmarrësit e këtij tubimi, mbesin me shpresë se, organet kompetente do të vendosin shumë shpejt që dëshmori, Alush Kryeziu, të prehet i qetë bashkë me bijtë më të shtrenjtë të kombit në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, të cilët u flijuan për çlirimin e Kosovës.

Gepostet von Televizioni Prizrenit am Freitag, 19. April 2019

Më Shumë

Lajmet e Fundit