16.8 C
Prizren
E enjte, 9 Maj, 2024

Vazhdojnë protestat, qeveria fajtore

Albin Kurti15Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti, ka fajësuar Qeverinë e Kosovës për situatën e jashtëzakonshme që ndodhi të martën gjatë protestës e cila eskaloi në dhunë.

“Po të ishte shkarkuar Aleksandër Jabllanoviq dhe po të ishte kthyer ligji për Trepçën sot nuk do të kishte protesta. Pra përgjegjësi i takon krejtësisht Qeverisë e cila po punon me konceptin e Sheshelit dhe Millosheviqit”, ka thënë Kurti në një konferencë të jashtëzakonshme për media të martën.

Ai po ashtu ka bërë fajtor kryeministrin Isa Mustafa dhe zëvendësin e tij Hashim Thaçin të cilët sipas tij, ndërsyen policët ndaj protestuesve.

Kurti ka thënë se derisa nuk shkarkohet Jabllanoviqi dhe ligji për “Trepçë”-n të rikthehet në Kuvend do të ketë protesta. Sipas tij, për këto protesta do të bëhet e ditur ditëve në vijim.

Më Shumë

Iu gjetën mbetjet 25 vjet pas zhdukjes, varroset në Piranë patrioti Ukë Sait Ukaj

Sot në Piranë varroset trupi i Ukë Sait Ukaj, për fatin e të cilit nuk është ditur nga viti 1999 e deri më tani. E...

Ngrihen çmimet e prodhimeve bujqësore

Në publikim e ASK-së, i bazuar në grumbullimin e çmimeve të prodhimeve bujqësore vendore në Kosovë, në TM1 2024, indeksi i çmimeve të prodhimeve...

Lajmet e Fundit